Monday, August 31, 2020

Hasan Stafa: I futën për konsum të gjithë stoqet gjatë pandemisë, blerjet ishin imediate, por efektet negative

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ardhja e COVID-19 në vendin tonë krijoi pikëpyetje të mëdha në lidhje me menaxhimin e situatës. Mungesa e ushqimeve ishte një ndër shqetësimet që qytetarët ngritën me mendimin se izolimi total do sjellë rritje të konsumit dhe boshatisje të dyqaneve dhe magazinave të tyre. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, Hasan Stafa, drejtori i Ankesave në “Qendrën për Mbrojtjen e Konsumatorit” tregon se produktet ushqimore nuk kanë munguar dhe se problemi nuk qëndron këtu, por tek përdorimi i produkteve të mbetura që u nxorrën për shitje për konsumatorët.

“Mbyllja siç pati efektet pozitive për mbrojtjen nga virusi, pati edhe spekullime të çmimeve të medikamenteve, të vizitave dhe ushqimeve. Mbyllja e datës 8 mars solli edhe pasiguri dhe bëri që të pastrohen gjithë ato magazina, të gjithë kompanive të mëdha u kishin ngelur stoqe dhe produkte në prag të skadimit dhe aty është bërë falsifikime duke rregulluar datat, duke hequr etiketat.

Një pjesë e tregut spekullonte dhe bënte këtë, i futën të gjithë produktet stoqe për konsum për konsumatorët. Efektet negative këtu shihen edhe më vonë se mund ta  konsumosh sot por efektet e një produkti të denatyruar që ka humbur të gjitha vlerat ushqyese jepen më vonë”, shprehet Hasan Stafa.

Sipas Stafës konsumatorët ishin të papërgatitur dhe shikimi dayës së skadencës nuk ka qenë prioritare përballë mbushjes së karrocës me ushqime dhe dërgimit të tyre në shtëpi për të shmangur mungesa të tyre gjatë një periudhe krize.

“Konsumatori ishte i papërgatitur për këtë situatë dhe kryesisht një anëtar familjeje duhet të shkonte të blinte produkte në një dyqan ku gjente radhë të madhe sepse ishte kohë lufte dhe duke qenë kohë lufte nuk e shihte si është etiketa, kur ka skaduar. Nevoja imediate ose kërkesa e tij  në një situatë lufte ishte të merrte dhe te çonte diçka në shtëpi sa për të ushqyer familjen”, shton më tej ai.

Ja cilat janë ankesat kryesore të konsumatorëve gjatë kësaj peridhe referuar drejtorit të Ankesave në “Qendrën për Mbrojtjen e Konsumatorit”:

“Ankesa ka patur kur ka pasur raste kontaminimi me sallamin, qoftet, salçiçet, kremviçet, produktet e konservuara, si: konecervat, ëmbëlsirat e paketuara , biskotat. Këto ishin ushqime stoqe që duhet të konsumoheshin brenda një limiti. Duke qenë kërkesa e madhe, duke qenë kjo situatë lufte, duke qenë kjo goditje psikologjike ushqimet janë nxjerrë në treg thjesht për të pasur tregun të mbushur. Konsumatori blinte, por nuk gjente siguri dhe cilësi. Ka pasur raste kur njerëzit janë helmuar dhe fatmirësisht nuk kanë shkuar në fatalitet jete, por ama u është dashur shumë kohë të stabilizohen, plus presioni se mos është virusi derisa janë bërë analizat. Nuk kishte cilësi dhe siguri produkti”, tregon Stafa.

Po si kanë qenë ankesat gjatë pandemisë krahasuar me të njëjëtn periudhë të vitit të kaluar?

“Janë aty – aty, rreth 4% janë më të larta sepse duke qenë struktura shtetërore, policia në terren, taks-forca në terren, strukturat e shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit, konsumatorit dhe duke qenë aty për respektimin e protokollit frika e konsumatorëve ka bërë që të mos ankohen. Por këto ankesa nuk janë pak”, tha për gazetën “Shëndeti Plus” Hasan Stafa.

 

4 pacientë humbën betejën me COVID-19, regjistrohen 133 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Rritet numri i të infektuarve me Covid 19 në vendin tonë, po ashtu edhe numri i viktimave.

Në përditësimin e të dhënave, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me virusin 4 pacientë në të dy spitalet covid.

Numri i rasteve të reja të infektuara është 133 raste.

Deklarata e plotë nga Dr. Rovena Daja, Instituti i Shëndetit Publik

Situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme. Pozitiviteti është i njejtë me një javë më parë.
Mesatarja javore e rasteve të reja për javen 35 është 153 raste /javë.
Ju informojmë mbi situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 820 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 133 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.
75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.
Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (31 Gusht 2020)
Testime totale 62837

Raste pozitive 9513
Raste të shëruara 5214
Raste Aktive 4015
Humbje jete 284 (Qarku Tiranë 133, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 16, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2092
Durrës 530
Shkodër 284
Lezhë 199
Korçë 178
Elbasan 159
Fier 144
Kukës 131
Vlorë 126
Berat 83
Dibër 52
Gjirokastër 37

Mjekja: Duhet të zhdukim zakonet: si puthje, përqafime/ Uroj që shqiptarët ta kenë kuptuar…

Gazetare: Klevisa GJIKA

Distanca fizike ka qenë dhe mbetet një ndër masat e ndërmarra për shmangien e përhapjes së COVID-19 edhe më tej. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, mjekja mikrobiologe Blerta Brati kërkon që kontakti fizik të minimizohet jo vetëm se jemi në kohë pandemie, por edhe për të filluar një epokë të re.

“Shqiptarët duhet të zhdukin ca zakone, si përqafime, puthje, lethatimet e kalamajve të vegjël. Duhet të fillojmë një epokë të re, duhte të qytetërohemi dhe kulturohemi”, tregon Brati.

Për kujdesin personal, por edhe atë kolektiv, mjekja mikrobiologe tregon se çdo gjë nis nga vetja. Kështu nëse ne jemi jashtë dhe nuk kemi mundësi të lajmë duart rregullisht me ujë dhe sapun , t’i dezinfektojmë ato për të larguar bakteret apo viruset me të cilat mund të kemi rënë në kontak më parë.

Megjithatë, sipas mjekes uji me sapun është ideali.

“Uji me sapun është ideali dhe më i miri. Uroj që  kësaj radhe shqiptarët ta kenë kuptuar vlerën e ujit dhe sapunit.”

Disa nga sugjerimet e mjekes Blerta Brati janë:

-Të moshuart të dalin me orare

-Supermarketet të hapen me orare të ndryhshme, të kishim një grafik

-Kafet të mos hapen të gjitha njëkohësisht

-Jo takime, grumbullime në ritet fetare, koncertet

-Respektimi i radhës

-Duhet të hiqen vizitat familjare

 

Studimi i fundit: Përqendrimi i Covid-19 te fëmijët dhe të rinjtë, shumë më i lartë seç mendohet

Studimet e fundit amerikane tregojnë, se përqëndrimi i virusit tek fëmijët e të rinjtë është shumë i lartë se mendohet, dhe virusi mund të transmentohet me javë.

Në një kohë që gjithnjë e më shumë vende po hapin sërish shkollat dhe kopshtet, po publikohen disa studime shqetësuese lidhur me rolin e fëmijëve në pandeminë e Coronës. Ato do ta ndezin edhe më shumë debatin për rrezikun e infektimit të fëmijëve në shkolla dhe kopshte. Mjekë specialistë të “Children’s National Hospital” në Uashington kanë zbuluar, se fëmijët e infektuar, edhe pa simptoma të COVID-19, mund ta përhapin virusin SARS CoV-2 me javë. Për shkak se ata tregojnë shumë pak simptoma ose aspak, mundet që pa ditur, infektojnë njerëzit në ambientin përreth. Më parë ishin studiues nga Bostoni, që kishin provuar, se fëmijët dhe të rinjtë habitshëm tregojnë një grumbullim të ndjeshëm të virusit.

Edhe fëmijët pa simptoma janë infektues?

Për studimin e fundit, që u publikua online më 28 gusht 2020 në JAMA Pediatrics, specialistët Roberta L. DeBiasi dhe Meghan Delaney kanë vlerësuar të dhënat e 91 fëmijëve që ishin nën vëzhgim në 22 spitale në Korenë Jugore. “Ndryshe nga sistemi shëndetësor amerikan, në Korenë e Jugut, ata që janë testuar pozitivisht me COVID-19, qëndrojnë në spital deri sa të kenë kaluar infeksionin dhe nuk kanë më simptoma”, thotë Dr. DeBiasi.

Sipas studimit, rreth 22% e fëmijëve nuk zhvilluan simptoma, 20% ishin në fillim asimptomatikë, por zhvilluan më vonë simptona, dhe 58% ishin që në testin e parë me simptoma. Shumë e ndryshme ishte edhe kohëzgjatja e simptomave, ajo fillonte nga tre ditë deri në tre javë. Një e pesta e pacientëve asimptomatikë dhe rreth gjysma e pacientëve me simptoma e transmentonin edhe pas tre javësh virusin SARS-CoV-2, por kjo nuk e reflekton direkt infektueshmërinë. Autoret e studimit pranojnë, se si edhe më parë ka shumë pyetje të pasqaruara në varësi të rolit të fëmijëve dhe të rinjve për pandeminë dhe se rezultatet e tyre do të ndezin debat.

Përqëndrim më i madh i virusit tek më të vegjlit?

Një përqëndrim të madh të virusit, studiuesit nga Bostoni kanë zbuluar sidomos tek fëmijët e vegjël. Ata kanë kontrolluar prova të marra në hundë dhe grykë të 49 fëmijëve dhe të rinjve nën 21 vjeç. Sipas studimit, tek shumë prej tyre u diagnostifikuan më shumë viruse SARS-CoV-2 se tek të rriturit, që qëndronin në repartin intensiv për shkak të sëmundjes. Sipas revistës “The Journal of Pediatrics” në studimin e publikuar më 1 gusht 2020 tek fëmijët më të vegjël janë gjetur shumë më pak receptorë ACE-2, se tek të rinjtë e të rriturit. Encymet ACE-2. konsiderohen si porta hyrëse e virusit në qelizat trupore.

Fëmijët përhapës të pandemisë?

Që nga pandemia e Coronës, pjesërisht diskutohet ashpër për rolin e fëmijëve dhe të rinjve në krizën e pandemisë. E qartë është që edhe fëmijët dhe të rinjtë mund të infektojnë të tjerët. Po ashtu dihet, se një infeksion tek fëmijët e rinia ka simptoma të buta, por që ka edhe raste vdekjesh të shkaktuar nga virusi, apo pasoja afatgjata. Kjo nuk i bën fëmijët e të rinjtë si superspreader – apo infektues kryesorë, por fëmijët në shkolla, kopshte, rrethe shokësh e aktiviteve të kohës së lirë kanë shpesh shumë më tepër kontakte shoqërore se të rriturit. Muajt e shkuar kanë treguar në disa rajone, se ata, ashtu – si edhe shumë të rritur – nuk i ndjekin me përpikmëri rregullat e distancës e maskës, dhe shpesh duhet të detyrohen për këtë.

Aktualisht në Gjermani mosha mesatare e të infektuarve është më e ulta që nga fillimi i pandemisë. Për shkak se përqëndrimi i virusit tek fëmijët e të rinjtë sipas këtyre studimeve është shumë i lartë dhe virusi mbijeton me javë e është i transmentueshëm, shpesh pa simptoma, mundet që ata të kenë një ndikim shumë më të madh në pandemi se mendohej.

Si duhet vepruar në shkolla e kopshte?

Me përfundimin e pushimeve të verës në shumë vende edhe në Gjermani është rritur rreziku për shtimin e infeksioneve me Corona. Megjithatë kopshtet, shkollat dhe institucionet e tjera arsimore janë hapur, jo vetëm për prindërit që duhet të punojnë, por edhe për të mirën e fëmijëve. Detyrimi i maskës, distanca, rregullat e higjienës, dhe grupe të ndara të caktuara për mësim do duhet të reduktojnë rrezikun e infektimit. Kjo është e mirëpranuar, por se si duhet zbatuar konkretisht dhe cili është ekuilibri i duhur mes mësimit me prezencë dhe online kjo mbetet në Gjermani ende një kompetencë e landeve. Për të shmangur vatrat e infektimit dhe mbylljen e plotë të kopshteve apo shkollave duhet që të zbulohen edhe fëmijë e të rinj me infektim të lehtë me pak ose pa simptoma. Por kjo do të mbetet të përcaktohet nga studimet- nëse duhet të testohen vetëm nxënësit me një infeksion akut të grykëve, apo parimisht të gjithë. /DW

Raporti: Shqipëria ndër vendet me brishtësi mesatare ndaj pasojave të Covid-19, problem turizmi dhe kujdesi shëndetësor

Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka bërë një analizë të shteteve jashtë Bashkimit Europian lidhur me brishtësinë që ato kanë ndaj pasojave të koronavirusit.

Banka ka zhvilloi një indeks të bazuar në një grup të vogël të treguesve ekonomikë për të vlerësuar ndjeshmërinë e vendeve ndaj krizës.

Indeksi mbulon vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe ndihmon në dhënien e një ideje për rajonet që kanë nevojë për më shumë ndihmë. Vendet me të ardhura të ulëta dhe vendet në zhvillim janë shpesh shumë të prekshme kur bie një krizë.

Indeksi i Vulnerabilitetit Ekonomik ndaj COVID-19 shqyrton tre faktorë kryesorë që ndikojnë në qëndrueshmërinë e ekonomive ndaj goditjes COVID-19.

-Cilësia e kujdesit shëndetësor dhe mosha e popullsisë. Shoqëritë e vjetra dhe sistemet e kujdesit shëndetësor me funksionim të dobët shpesh i bëjnë vendet të prekshme nga ndikimet shëndetësore të pandemisë.

-Struktura e ekonomisë. Variablat përfshijnë integrimin në zinxhirët e vlerës globale, varësinë nga eksportet siç janë karburantet, metalet dhe xeherorët, të ardhurat nga turizmi dhe paratë që njerëzit i dërgojnë në vendet e tyre të origjinës.

Ekspozimi dhe aftësia për t’iu përgjigjur goditjeve. Treguesi merr në konsideratë mënyrën se si do zëvendësohen flukset e kapitalit. Ekonomitë me deficite të mëdha të llogarisë korente që nuk financohen nga investimet e huaja direkte duhet të financojnë nevojat e tyre përmes flukseve të paqëndrueshme të kapitalit, siç janë investimet e portofolit.

Këto flukse kanë rënë ndjeshëm, veçanërisht në tregjet në zhvillim dhe ato në zhvillim. Variabla të tjerë përfshijnë aftësinë e vendeve për të zbatuar politika fiskale kundërciklike, forcën e sektorit bankar dhe aftësinë e tij për të mbështetur rimëkëmbjen nga kriza.

Ky raport përshkruan tre kategori të cenueshmërisë: më e ulta, e ndërmjetme dhe më e larta.

Raporti thotë se asnjë nga vendet në Ballkanin Perëndimor ose Turqinë nuk është ndër më të prekshmit, por Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë kategorinë e brishtësisë së ndërmjetme.

Por, Shqipëria, së bashku me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Malin i Zi janë në grupin më të lartë të ndjeshmërisë për rënien në turizëm, dërgesat e emigrantëve ose të dyja.

Shqipëria ka një brishtësi të lartë edhe në sistemin shëndetësor dhe demografinë, dhe në fuqinë e sistemit bankar, sipas tabelave të indeksit. Më pak e cenueshme është në zinxhirin global të vlerës dhe eksportet e produkteve. Brishtësi të moderuar vendi ka në hapësirën fiskale, remitancat dhe flukset dalëse të kapitalit.

Raporti thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me një situatë sfiduese në sektorin e kujdesit shëndetësor. Një faktor tjetër është se popullatat e tyre kanë filluar të plaken. Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi vend në grupin më të ekspozuar ndaj daljeve të kapitalit.

Sistemet bankare në vendet e Ballkanit Perëndimor janë më të prekshëm ndaj një krize të zgjatur, me rrezik veçanërisht të lartë në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Sidoqoftë, ka më pak të ngjarë të hyjnë në kategorinë më të lartë të rrezikut për borxhin publik./Monitor

Friday, August 28, 2020

MSH: 5 viktima dhe 112 raste me koronavirus në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 112 raste pozitive me koronavirus.

Ndërkohë, nuk e kanë fituar betejën me virusin pesë pacientë.

Myzafer Kaçi: Themi COVID-i, por kanceri bën kërdinë

Gazetare: Klevisa GJIKA

Përhapja e COVID-19 edhe në vendin tonë ka bërë që sistemi shëndetësor të ketë në fokus dy spitalet e posaçme, të dizenjuara për koronavirusin, spitalin COVID-1 dhe spitalin COVID-2. Por çfarë ndodh me sëmundjet e tjera, sa janë trajtuar ato dhe a njanë lënë pas dore?

në një intervistë për gazetënj “Shëndet Plus”, shefi i Urgjencës së Kirurgjisë në QSUT, Myzafer Kaçi, tregon se puna vijon edhe në kushte pandemie, por urgjencat kirugjikale janë ndërprerë. Ai shprehet se sëmundjet kanceroze nuk duhen lënë pas dore, edhe pse COVID-19 është akoma në qarkullim. Sipas tij, po harrohen sëmundjet e tjera në një kohë kur komplikacionet e tyre mund të jenë shumë të mëdha.

“Kjo situatë do jetë për nje periudhë të gjatë dhe ne nuk do rrimë duarkryq sepse nuk do lëmë të sëmurë. Themi Covid-i, Covid-i, Covid-i, por kanceri bën kërdinë. Mendoj se duhet pak kohë, durim dhe kurajo, sakrifikë për t’u rikthyer në normalitet”, thekson Kaçi.

Mjeku kirurg e pranon faktin se QSUT-ja është një vatër e nxehtë infektimi, por ai mendon se kjo është normale, pasi të gjithë drejtohen nëpër spitale kur kanë probleme shëndetësore.

“Unë mendoj se është normale. QSUT-ja është ndërmarrja më e madhe. Të paktën, minimalisht ka 3100 punojnës. Këtu është një qytet më vete ku vijnë njerëz nga qytete të ndryshme, ku ka njerëz që vijnë për hall, ka shumë njerëz që shoqërojnë të sëmurin, ka mjekë në sasi të madhe, ka infermierë, personel me sasi të madhe. Detyrimisht do implikohen sepse mjeku shkon te pacienti për ta shikuar, trajtuar dhe nuk di kush është mbartësi, mjeku apo pacienti”, shton më tej.

Megjithatë, Myzafer Kaçi tregon se duhet bërë kujdes. edhe pse kontaminimi nga virusi SARS COV-2 është i pashmangshëm , të paktën të ruajmë veten dhe të tjerët. Ja cili është apeli i tij:

“Qytetarët ta kuptojnë në radhë të parë çfarë është kjo, të mos gjykojnë me mendjelehtësi se kjo është një gjë e thjeshtë, e stisur. Është një sëmundje vërtet serioze që i kapërcen të gjithë sëmundjet e tjera infektive. Të bëjnë distancim, të mos përqafohen vend pa vend, kur venë në supërmarkete të mbajnë maskën, të rrijnë të distancuar nëpër kafe. Shiko nëpër kafe kokë më kokë, sikur nuk janë parë prej 30 vjetësh. Sa më shumë kujdes aq më pak sëmundje, aq më pak viktima.

Kontaminimi është logjik, por ruajtja është detyrim.”

Gruaja për bashkëshortin: Pse e mbajnë në spital kur nuk është i infektuar? S’po më japin informacion

Gazetare: Klevisa GJIKA

Spitali COVID-1 dhe COVID-2 janë vënë në dispozicion të të prekurve nga COVID-19. Por çfarë po ndodh me të sëmurët e tjerë që kanë nevojë për shërbim mjekësor që lidhet jo domosdoshmërisht me koronavirusin?

Gjatë një vëzhgimi të kryer ditën e sotme pranë spitalit Infektiv, një grua shprehet e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj 60-vjeçar. Ajo pohon se prej një jave që ai është i shtruar në spitalin COVID-1, informacioni në lidhje me ecurinë e shëndetit të tij mungon. Ajo tregon se burri i saj nuk është i infektuar, por pas mbajtjes në urgjencë për 3 ditë, mjekët e kanë shpërngulur në Infektiv pa ia shpjeguar pse.

“Komunikuam me këto dhe s’japin as përgjigje. Burri është 60 vjeç, ai është me veshka. Ai ska dalë i infektuar dhe e mbajnë nga 1 javë.”

Sipas saj, bashkëshorti ka nevojë për oksigjen, ndaj e mbajnë të shtruar.

“E sollën këtu për oksigjen, iu bllokua frymëmarrja. Më parë ishte te urgjenca, do ta çoj te 6-katëshesh. Nuk e di pse e mbajnë këtu. Po na luajnë mendsh. Ai vuan nga mushkëritë”, shprehet ajo.

Zonja në fjalë druhet se mbjatja e të shoqit në Infektiv në një kohë kur ky i fundit nuk është i infektuar, mund të sjellë një infektim të mundshëm nga COVID-19. Krahas kësaj, ajo tregon për gazetën “Shëndeti Plus” se nuk i kanë marrë as ilaçet, as rrobat e bashkëshortit që kur e kanë shtruar.

“Burri pret ilaçet, insulinat dhe këta akoma s’kanë dalë. Ku i kanë dhënë ilaçe ata? Unë nuk e di njëherë pse nuk ia çojnë ilaçet. Ia dërgova këtu dhe asgjë fare. Nuk dalin të sqarojnë njerëzit, të paktën të thonë që filani ka këtë arsye.

“Po u fut këtu, s’zgjidh gjë këtu”, preferoi të mbyllte shqetësimin zonja.

Flasin shkencëtarët: Gjasat dhe rreziku i ri-infektimit me COVID

Pas pretendimit të shkencëtarëve në Universitetin e Hong Kongut se një pacient është infektuar për herë të dytë me virusin që shkakton COVID-19, Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam të Holandës, konfirmoi se edhe ajo ka identifikuar një rast të ri-infeksionit me koronavirus. Por mjekët thonë se sistemi imunitar i këtij pacienti ishte i rrezikuar seriozisht nga një sëmundje ekzistuese.

Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Hong Kong-ut thotë se provat gjenetike zbuluan se një burrë 33-vjeçar që u kthye në Hong Kong nga një udhëtim në Spanjë në mes të gushtit kishte një lloj tjetër të koronavirusit nga ai me të cilin ishte infektuar më parë në mars.

Personi në fjalë kishte simptoma të lehta herën e parë dhe asnjë simptomë herën e dytë; infeksioni i tij më i fundit u zbulua përmes kontrollit he testimit në aeroportin e Hong Kongut.

“Disa njerëz mund të pyesin nëse do të jenë imunë përgjithmonë ndaj virusit pasi të shërohen? Nuk ka pasur një përgjigje të qartë më parë, por tani është shumë e qartë. Pas infeksionit të parë, gjithmonë ekziston një shans i dytë që të infektoheni”, thotë Dr. Kelvin To në departamentin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Hong Kongut.

Hulumtimi është pranuar nga revista Sëmundjet Klinike Infektive por ende nuk është botuar, dhe disa ekspertë të pavarur po kërkojnë të bëhet kujdes derisa të jenë të disponueshme rezultatet e plota.

Nëse njerëzit që kanë pasur COVID-19 janë imunë ndaj infeksioneve të reja dhe për sa kohë zgjat ky imunitet, janë pyetjet kryesore që kanë ndikim në zhvillimin e vaksinave dhe vendimet në lidhje me kthimin në punë, shkolla dhe aktivitete shoqërore.

“Prandaj kemi kaq shumë grupe kërkimore që gjurmojnë njerëzit, duke matur antitrupat, duke u munduar të kuptojmë se sa zgjat mbrojtja imunitare – mbrojtja natyrore imunitare – dhe kjo duhet të kuptohet pasi nuk është e njëjta me mbrojtjen imunitare që ofron një vaksinë”, thotë Dr Margaret Harris me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Edhe nëse dikush mund të infektohet për herë të dytë, nuk dihet nëse ata kanë ndonjë farë mbrojtjeje ndaj sëmundjes serioze, sepse sistemi imunitar në përgjithësi mban mend si të prodhojë antitrupa kundër një virusi me të cilin është ndeshur më parë.

“Nuk është lajm i keq. Aspekti shumë pozitiv është se ky person është rikthyer përsëri me një lloj të ndryshëm të koronavirusit dhe siç parashikuam, të gjithë shkencëtarët optimistë, herën e dytë të infektimit nuk pati asnjë simptomë. Pra, personi nuk u sëmur, dhe ky është një lajm mjaft i mirë. Do të kishte qenë lajm i keq nëse ky person me infeksion do të ishte sëmurë. Kjo do të kishte qenë e tmerrshme”, thotë profesor Francois Balloux, drejtor i Institutit Gjenetik UCL.

Profesor Marion Koopmans, virologe në Qendrën Mjekësore Erasmus thotë se laboratori i saj ka testuar dhe konfirmuar një tjetër rast të ri-infeksionit.

“Pra, pyetja themelore që është në mendjen e njerëzve është, a do të thotë kjo se nuk ka imunitet ndaj këtij virusi? Nuk mendoj se është kështu. Mendoj se këto janë me të vërtetë përjashtime që duhen shikuar dhe studiuar për të kuptuar me të vërtetë spektrin e plotë të këtij virusi dhe infeksionit. Mendoj se rastet e ri-infektimit janë përjashtime.”

Virologia Koopmans thotë se pacienti që ata testuan ishte i moshuar dhe ajo beson se kishte simptoma të forta të COVID-19 për shkak të një sëmundjeje ekzistuese që do të thotë se sistemi i tij imunitar nuk ishte në gjendje të funksiononte në mënyrë të efektshme.

Të dy virilogët (Balloux dhe Koopmans) besojnë se shumica e rasteve të riinfektimit do të kalojnë pa simptoma ose me probleme të lehta./ VOA

Thursday, August 27, 2020

Sërish shifra të larta/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë me koronavirus, ja rastet e reja

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me koronavirusin edhe tre pacientë të tjerë në spitalet Covid.

Ndërkohë, vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve, ku gjatë këtyre 24 orëve janë konfirmuar 156 raste pozitive.

Dr. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon mbi situatën epidemiologjike në vend. Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore. 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit.

Në të gjithe vendin janë kryer 865 testime. Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend:

101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju bën apel qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke respektuar masat e vendosura.

Ruani distancimin fizik, vendosni maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, kujdesuni për higjienën personale. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar, të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)
Testime totale 59617
Raste pozitive 9083

Raste të shëruara 4791
Raste Aktive 4026
Humbje jete 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2076
Durrës 521
Shkodër 285
Fier 154
Lezhë 183
Korçë 194
Vlorë 138
Kukës 140
Elbasan 161
Berat 80
Gjirokastër 40
Dibër 54

Mbani maskën mirë!/ Agron Dogjani: Personeli ngelet më i rrezikuari, ja vështirësitë e tij si bluzë e bardhë

Gazetare: Klevisa GJIKA

Probabiliteti i infektimit të bluzave të bardha është shumë i lartë, nisur nga fakti se të gjithë qytetarët ‘përplasen’ tek ta në momentin kur kanë shqetësime shëndetësore. Megjithatë, është e rëndësishme që kontakti me stafin mjekësor të jetë i kujdesshëm për t’i mbrojtur ata nga një infektim i mundshëm.

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, kirurgu Agron Dogjani shprehet se gjatë punës së tij tek Spitali Universitar i Traumës, shumë pacientë kërkojnë shërbim mjekësor, por nuk respektojnë masat anti-covid. Ai thekson se personeli mbetet më i rrezikuari dhe kjo është vështirësia më e madhe që ka hasur gjatë kësaj periudhe.

“Personeli ngelet më i rrezikuari dhe grupi i njerëzve më të rrezikuar me patologji kirurgjikale traumatike ose jo, gjithmonë duke llogaritur me pacientë jo-Covid.

Ne përpiqemi t’i japim zgjidhje njerëzve për problemet që kanë, t’i japim ndihmë por ama të jemi kujdesshëm se mos infektohemi vetë. Kjo është e vështirë shumë, pasi një pjesë e popullatës akoma nuk është ndërgjegjësuar për praninë e COVID-it. Vijnë në spital me maska që nuk i mbajnë në mënyrën e duhur. E mbajnë poshtë mjekrës ose nuk mbulojnë hundën dhe në raste të tilla janë rrezik për veten dhe për ambientin, si dhe për personelin mjekësor që i jep ndihmë…kjo është vështirësia më e madhe”, shprehet Dogjani.

Më tej, mjeku tregon se qytetarët i përplasin të gjitha shqetësimet tek to, në një kohë kur duhet bashkëpunuar për përballimin e kësaj situate në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Është shumë e rëndësishme të thuhet se gjithë sikletet ekonomike, gjithë shqetësimet jetësore pacientët i përplasin te bluzat e bardha, që nuk është normale. As nuk mund të rregullohet spitali, as shteti për 1 orë. Dora-dorës duhet ta zgjidhim këtë problem. Nuk është një problem që e zgjidh as covid-i, as paracovid-i, as pascovid-i.”

Agron Dogjani i mëshon faktit se kjo situatë nuk dihet se si do shkojë, ndaj sipas tij kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm.

“Pandemia nuk dihet sa do zgjasë, sa do jetë virulenca”, thekson mjeku kirurg.

 

Scupola Giovanni Maria: Sipas Basaglias, çmenduria ekziston si arsyeja. Të sëmurët mendorë nuk duhet mbyllur apo lidhur

Scupola Giovanni Maria, kardiokirurg

Mjeku që ndryshoi përgjithmonë vizionin e psikiatrisë dhe personave me çregullime psikiatrike është Franco Basaglia.

Mjeku revolucionar, para së gjithash, nuk i konsideroi njerëzit që vuajnë nga psikoza si të

çmendur dhe si njerëz që duhen mbajtur larg shoqërisë. Sipas Basaglias, të sëmurët mendorë ishin, në të vërtetë, njerëz të sëmurë të cilët mjekët ishin të detyruar t’i trajtonin.

Këto nuk ishin qenie për t’u mbyllur, qetësuar ose lidhur, por njerëz të brishtë që kishin nevojë

për dikë që t’i ndihmonte të rivendosnin rendin, duke rikthyer kurajo për ata që kishin humbur

fillin e ekzistencës së tyre. Ky ishte revolucioni i madh i Basaglia-s, duke ndryshuar natyrën e

sëmundjes falë një metode të re terapeutike që nuk e konsideronte më personin e sëmurë një

individ të rrezikshëm, por një qenie cilësitë njerëzore të së cilës duhet të merren në konsideratë

dhe jo të shtypen. Kështu pra pacienti, për t’u bërë mirë, duhej të përfshihej me botën e

jashtme duke iu përkushtuar punës dhe marrëdhënieve njerëzore.

Problemi më i madh ishte se, kur u miratua Ligji 180, të çmendurit u gjendën të katapultuar në

një botë që nuk e njihnin dhe mbi të gjitha brenda një konteksti kulturor dhe shoqëror që nuk

ishte akoma gati për t’i mirëpritur ata.

Terapitë konjuktive të sjelljes shoqërohen shpesh me aktivitete rikrijuese të lojërave që ndihmojnë pacientin të dalë nga universi i tij i rëndë. Në territorin kombëtar ka dhjetëra kompani teatrale që përpiqen të përdorin trillime skenike si një vend shërimi, hapësirë dhe kohë për të gjetur një mënyrë që fantazmat e mendjes të mbeten në skenë dhe të lënë jetën e përditshme.

Gjithashtu është e rëndësishme përvetësimi i sferës së punës: mësimi i një personi të sëmurë për të gatuar, riparuar mobilje ose për të ndërtuar objekte është hapi më i rëndësishëm gjithëpërfshirës drejt daljes nga vrima e zezë e shqetësimit mendor.

Basaglia, 40 vjet më parë,e kuptoi këtë dhe pasardhësit e tij duke ndjekur të

ashtuquajturën Antipsikiatri(rryma anglo-saksone e mendimit, së cilës i ishte bashkuar Basaglia)

përpiqen të punojnë duke edukuar komunitetet terapeutike. Në fakt, nuk është e mjaftueshme

për të kuruar të sëmurët, por është e nevojshme të operohet në një nivel terapeutik në

kontekstin social në të cilin jeton personi, qoftë ajo familja, vendi i punës apo shkolla. Edukimi i

shoqërisë për të qasur shqetësimet psikike ishte utopia e Basaglias duke pasur parasysh që, për

momentin, sëmundja mendore ende shihet me mosbesim dhe frikë pasi nuk kuptohet. Franco

Basaglia pëlqente të kujtonte: “Çmenduria është gjendje njerëzore. Tek ne, çmenduria ekziston

dhe është e pranishme siç është arsyeja. Problemi është se shoqëria, për ta quajtur veten të

civilizuar, në vend se tëpranojë po aq arsyen sa edhe çmendurinë, udhëzon një shkencë:

Psikiatrinë, ta përkthejë çmendurinë në sëmundje, në mënyrë që ta eliminojë atë. Azili kështu

ka arsyet e tij për të ekzistuar.

OKB: Në 2050, gjysma e shqiptarëve mbi 65 vjeç

Në një raport të publikuar ditët e fundit, OKB thotë se deri në vitin 2050, numri i personave që do të jenë mbi 65 vjeç në të gjithë globin do të shkojë deri në 49%, pra rreth gjysma e popullsisë.

Studimi që trajton plakjen e popullsisë, thotë se në Shqipëri 23% janë të moshuar, pra mbi 65 vjeç. Por sipas OKB-së, deri në vitin 2050 kjo shifër do të dyfshohet.

Shqipëria parashikohet që pas 30 vitesh të ketë 43.8% e popullsisë të moshuar. Kjo do të ndikojë negativisht për skemën e pensioneve, pasi do të ketë më shumë pensionistë dhe më pak kontribues.

Një tjetër efekt lidhet me produktivitetin e punës, pasi do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të gjetur të rinj në tregun e punës.

Raporti thotë se plakja e popullsisë është një fenomen global. Pothuajse çdo vend në botë po përjeton rritje si në madhësinë ashtu edhe në përqindjen e personave të moshuar në popullatë.

Në vitin 2019 kishte 703 milionë persona të moshës mbi 65 vjeç. Ky numër parashikohet të dyfishohet në 1.5 miliardë në vitin 2050.

Lajm i mirë nga OBSH: Pandemia COVID-19 po ngadalësohet

Pas muajsh të tërë debatesh në lidhje me pandeminë e koronavirusit, për shkak dhe të mungesës së informacionit në lidhje me virusin e ri, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep më në fund një lajm të mirë.

“Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në botë”. Në këtë konkluzion ka arritur OBSH duke krahasuar të dhënat e rasteve të reja dhe vdekshmërinë javë pas jave.

Sipas të dhënave, situata paraqitet më e përmirësuar në kontinentin amerikan. Shifrat tregojnë se nga 17-23 gushti janë regjistruar 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima ose e thënë ndryshe 5% më pak të infektuar dhe 12% më pak humbje jete, krahasuar me javën paraardhëse.

Ngadalësimi është regjistruar kudo përveçse në Azinë juglindore dhe në zonën e mesdheut. Këto dy zona të fundit kanë regjistruar respektivisht rritje prej 4.06 për qindësh dhe 4.28 për qindësh. Në kontinentin amerikan, rënia e rasteve të konfirmuara është ndërkohë 11.35 për qind, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë; në Evropë me 0.9 për qind dhe në Afrikë 8.4 për qind.

Në të gjithë botën, sipas universitetit Johns Hopkins, ka 23.9 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 820 mijë viktima.

Wednesday, August 26, 2020

Ministria e Shëndetësisë: 4 viktima dhe 168 të infektuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima dhe 168 të infektuar. Ndërkohë janë 102 të shëruar së fundmi. 4 viktimat që janë shënuar së fundmi ishin të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese në dy spitalet Covid.

NJOFTIMI NGA MSH:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 102 të shëruar, 168 raste dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundi

Dr. Gentiana Qirjako
Instituti i Shëndetit Publik

Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojë në përditshmëri masat për frenimin e përhapjes së virusit:
Vendosni detyrimisht maskën apo barrierë mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances. Kujdesuni për higjenën vetjake. Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike; Shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit. Bizneset dhe institucionet publike të zbatojnë më përpikmëri protokollet e sigurisë të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të COVID19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 878 testime.
102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.
Nga totali i testimeve, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, në dy spitalet COVID po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar, të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (26 Gusht 2020)
Testime totale 58752
Raste pozitive 8927
Raste të shëruara 4633
Raste Aktive 4031
Humbje jete 263 (Qarku Tiranë 124, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2037
Durrës 518
Shkodër 298
Fier 173
Lezhë 190
Korçë 201
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 149
Berat 80
Gjirokastër 50
Dibër 53

4 të vdekur nga Covid-19, numër i lartë edhe i të infektuarve në 24 orët e fundit

168 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 102 pacientë janë shëruar, duke e çuar në total numrin e persona të shëruar në 4633.

Ndërsa 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes së koronavirusit.

 

Vijon…

Spitali Ushtarak/ Kirurgu Koçeku: Kemi dyfish dhe trefish punë, tek ne bluzat e bardha janë mangët

Gazetare: Klevisa GJIKA

Puna e bluzave të bardha është në fokus kohët e fundit, si pasojë e pëhapjes së COVID-19 në nivel global. Mirëpo, a ka mjatueshëm staf mjekësor dhe sa mund ata ta përballojnë punën në të tilla kushte?

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shëndeti Plus”, kirurgu Sami Koçeku flet për dyfishim dhe trefishim të punës në spitalin Ushtarak, situatë që sipas tij po menaxhohet me të njëjtin staf që pavioni i Kirurgjisë ka pasur edhe para përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

“Që në fillim këtu u ndaluan operacionet e planifikuara, edhe me VKM, edhe me urdhra të MSH iu hoq e drejta të gjitha spitaleve për të bërë kirurgji dhe për të planifikuar dhe urgjencat. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, të gjitha urgjencat e Shqipërisë, të gjitha në mënyrë kategorike bëhen vetëm këtu. Ne kemi pas Traumën dhe në një ditë të zakonshme traume vijnë deri në 10-170 veta në ditë. Tani është shtuar dhe kirurgjia e përgjithshme.

Që nga data 2/3 mars që filloi karantina në Shqipëri, i kemi përballuar të gjitha operacionet ne. Është një punë 2-fish apo 3-fish nga një normalitet”, tregon Koçeku.

Sipas kirurgut te Trauma, një staf i kufizuar mjekësor do të ndikojë edhe në cilësinë e shërbimit që do të marrin pacinetët. Ja si shprehet ai:

“Tek ne bluzat e bardha janë mangët. Është dyfishuar puna, të dyfishohet personeli. Ne kemi 30 shtretër, me statistikë kemi 25, por i kemi shtuar se ka fluks dhe jemi me 2 infermierë. Janë pak në kushte qetësie, në kushte lufte është dyfishuar kapaciteti dhe prapë 2 infermierë. Çfarë kualiteti mjekësor mund t’i jepet të sëmurëve me 2 infermierë në turn? Terapia do i bëhet me vonesë… te ne nuk është shtuar personeli.”

Koçeku thekson fatin se Trauma po punon me të njëjtin numër mjekësh dhe infermierësh që nga fillimi pandemisë, kohë kur QSUT- ja ia delegoi Traumës urgjencën Kirurgjikale.

“Këtu është ai staf që ka qenë. Këto dy-tre muajt e fundit na kanë sjellë 2 mjekë që bëjnë stazh, por dhe ata rrinë deri në 6-7 pasdite dhe pastaj ikin, nuk janë të kualifikuar. Infermierë shoh plot fytyra të reja, por punën bazë e bën mjeku. Mjek të ri nuk kam parë këtu. Një mjeke të re kam parë në reanimacion, por është vullnetare mesa kam informacion. Mjekë që të shtohet stafi nuk ka. Ne kemi 2 infermierë në turn në darkë, siç e kemi pas këtu e 10 vjet, pa ndryshuar.

Ekipi mjekësor në spital është 2 kirurgë, 2 anestezistë, 2 ortopedë, 1 radiolog dhe 2/3 terapeftë. Ky është ekipi te Urgjenca te Trauma. Ky ekip, tani është Trauma plus Urgjencë Kirurgjikale.”

Mjeku: 127-ta është dështim, shumë dobët janë/ Sa na mbetet t’i besojmë ndihmës së shpejtë?

Besimi i qytetarëve te mjekët dhe sidomos te ndihma e shpejtë nuk është absolute. Megjithatë, duket se edhe vetë bluzat e bardha nuk kanë besim tek urgjencat në gatishmëri të qytetarëve. Në një komunikim me një mjek, i cili kërkoi të mbetet anonim, 127-ta është dështim.

“Nëpër shtëpia i merr 127. Po 127-ta është dështim. Shumë dobët janë”, tregon mjeku.

I pyetur nga gazeta “Shëndeti Plus” në lidhje me bërjen e tamponit edhe tek familjarët e të të shtruarve në spitalin Infektiv, ai u përgjigj në këtë mënyrë:

“Kam përshtypjen se i bëjnë të gjithë familjarëve që shtrohen, tani se di. Edhe ti me e marrë 127-tën s’të vjen direkt”, u shpreh ai.

Gjithsesi, pas deklaratës së bërë se 127-ta nuk funksionon siç duhet, mjeku ia la fajin fluksit të madh të kërkesave të qytetarëve për të bërë tampon. Më tej, ai shtoi se asnjë mjek nuk e ka në dorë të bëjë tamponet dhe ajo çfarë u mbetet qytetarëve të bëjnë, është të rrinë në shtëpi.

“Këtu se ka asnjë doktor në dorë. Nëse je në gjendje të keqe rri te shtëpia. Në shtëpi duhet të vijë 127 dhe të marrë tamponin. Ata kanë edhe shumë fluks…”

Covid 19 i merr jetën epidemiologut të njohur, Vilson Topulli

Covid i merr jetën një tjetër mjeku në vend. Mësohet se si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën sot mjeku Vilson Topulli, epidemiolog i njohur.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino përmes një statusi në rrjet.

“Kjo pandemi na mori kolegun tonë Vilson Topulli. Ai ishte historia dhe kujtesa e ISHP”,- shprehet Bino.

STATUSI I PLOTE
Kjo pandemi na mori sot kolegun tone te palodhur Vilin, Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjate epidemise se Koleres ne vitin 1994. Me pas punova perreth 16 vite me te. Vili ishte personi qe njihte cdo skute ne Shqiperi e njihte vendin dhe kedo qe punonte ne shendet publik. Nje njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte fillluar punen qysh 19 vjec. Njeriu qe kishte punuar per kontrollin e Antraksit e njihte cdo gje rreth tij, qe kishte punuar me cdo epidemi dhe kotnroll te saj ne ISHP. Vili ishte kujtesa ku eksperienca reflektohej ne cdo veprim e pune tonen nga fushata e kontrollit te Fruthit dhe Rubeoles, punes per certifikimin e Shqiperise si vend pa polio, kontrollit te sa e sa shperthimeve epidemike e fushatave vaksinimi te ndryshme. Vili qe planifikonte me kujdes dhe ruante cdo detaj ne fletore. Ne nje nga shenimet qe shkruante gjeta: Po nisem urgjentisht ne Korce me Tan Ulqinakun dhe me Irisin per nje rast vdekjeje te nje te riu 28 vjec nga nje pneumoni virale. Ishte i palodhur ishte ndihma e cdo epidemiologu te ri e te vjeter. Ishte epidemiolog i mirefillte i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite me pas nje pneumoni e tille do ti merte jeten. Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtem e nuk te shpetuam dot. Te qofte i lehte dheu kolegu jone i mire. Ngushellime femijeve te tu te mrekullueshem Herionit qe u perpoq ne cdo cast keto jave dhe per te cilin ti ishe aq krenar, mbesave te bukura e nipit Mario qe i doje aq shume, dhe Lajles se dashur me te cilen ishe aq i lidhur e ajo me ty.

Rama: Kemi bërë rezervim për vaksinën anti-COVID, do rrisim pagat për mjekët dhe infermierët

Kryeministri Edi Rama nga një bashkëbisedim me mjekët e spitalit infektiv që janë në vijën e parë të betejës me pandeminë, tregoi planet dhe hapat e deritanishëm të qeverisë për të siguruar vaksinën anti-covid 19.

Ai ftoi qytetarët të respektojnë masat e ndërmarra kundër Covid-19, ndërkohë e përjashtoi mundësinë për një rimbyllje të dytë.

“Kemi një sfidë të madhe publike. Kjo nuk është një betejë që zhvillohet vetëm në spital, por çdokush duhet të zbatojë rregullat e bezdisshme, por të thjeshta. Virusi nuk ka ardhur për të ikur as për tri javë, as katër javë, as pas katër muajsh, por është bashkë me ne për një periudhë që nuk e dimë se sa do të zgjasë. Nuk mundet dot të zgjedhim mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, sepse ajo sjell dëme dhe shkatërrime të natyrave të tjera, që në fund pastaj kanë një kosto shumë të madhe sociale jo vetëm një aspektin ekonomik, por edhe në aspektin psikologjik”, shtoi ai.

Kreu i mazhorancës, Edi Rama tha se autoritetet po punojnë për të kryer falas vaksinën për gripin stinor, ndërkohë shtoi se po bëhet e pamundura, që të sigurohet edhe vaksina e Covid-19, kur ajo të jetë në dispozicion.

“Ne kemi marrë masa për të rritur kapacitete vaksinuese për të lehtësuar gripin e stinës. Një trup më vulnerabël e merr goditjen më të fortë. Kemi vendos një financim të konsiderueshëm për vaksinim falas. Kemi bërë një rezervim për vaksinën e Covid-19 kur të dalë. Pa llogaritur kompetentët e “Facebook”, që flasin për çipa, që do ju përgjojnë ku do shkojnë, çfarë do bëjnë, që janë fantazi e çmendur,” theksoi Rama.

Kryeministri Rama gjatë takimit me mjekët u shpreh ndër të tjera se qeveria po përgatit një plan për rritjen e pagave të bluzave të bardha, ndërsa paralajmëroi se ky vendim pritet të miratohet në fillim të vitit 2021.

“Duam të realizojmë një rritje pagash që të jetë e konsiderueshme. Ende jemi duke bërë kalkulimet për pagën. Nuk flasim për një rritje që është e largët në kohë, por për një rritje që të futet në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt që me fillimin e vitit të ardhshëm. Është një mirënjohje dhe vlerësim objektiv i detyruar, aq më tepër që Ogerta e sqaroi dje, ne kemi ndërmarrë masa të caktuara me kohë që mos t’i lëmë mjekët të largohen”, tha Rama.

Shefi i qeverisë nuk specifikoi shumën apo përqindjen e rritjes së pagave, por tha se ekspertët po bëjnë llogaritjet e caktuara për këtë hap që e cilësoi si “të domosdoshëm”. Ai pohoi se mjekët gjatë kësaj periudhe të vështirë kanë dhënë një shembull model me punën e tyre, duke u kujdesur për pacientët e prekur nga Covid-19.

Teksa iu përgjigjet kritikave për infrastrukturën spitalore, Rama tha se nëse Covid-19 do të kishte ardhur vite më parë kur spitalet nuk kishin logjistikën e duhur, situata sot do ishte me bilanc më të rëndë.

“Keni treguar për shumë nga ata që flasim dhe nuk dinë se çfarë bëhet, por thjesht kanë fjalën e keqe në majë të gjuhës. Trupa jonë e mjekëve është një trupë që meriton vetëm respekt edhe jo shtrembërime buzësh, dhe lëre pastaj akuza dhe sharje pafund që keni dëgjuar gjithë këto vite. Për fat të keq, dhe kjo situatë është botërore, na ra të përballemi me këtë monstër, por fatmirësisht na gjeti kjo luftë në një fazë ku sidoqoftë disa përmirësime të rëndësishme ishin bërë. Nëse kjo do të ndodhte vite më parë, kjo strukturë nuk kishte logjistikë, dhe do ishte një katastrofë e vërtetë”, tha Rama.

 

 

Tuesday, August 25, 2020

Si të kapërcejmë frikën, stresin e krijuar nga pandemia?/ Flet Jonida Haxhiu, specialiste për shëndetin mendor

Gazetare: Klevisa GJIKA

Situata e krijuar nga koronavirusi është shoqëruar me frikë, stres dhe ankth të vazhdueshëm për të ditur se si do vijojë gjithë kjo rrëmujë e krijuar nga COVID-19. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, Jonida Haxhiu, specialiste për Shëndetin Mendor në ISHP tregon se kemi të bëjmë me një normalitet të ri, me të cilin duhet të adaptohemi. Ja çfarë sugjeron ajo:

“Hapi kryesor është përzgjedhja dhe selektimi i informacionit, pra duhet të marrim vetëm informacione që vijnë nga site-e zyrtare.Të mundohemi të shmangim të dhënat e pakonfirmuara dhe që shpeshherë për të thithur një numër lexues dhe klikimesh, sajojnë edhe informacione të paqena që shkaktojnë stres, ankth dhe gjëra të tilla.

Mënyra tjetër është të kuptuarit që parandalimi është në dorën e secilit prej nesh. Duhet të jemi me këmbë në Tokë që të ndalojmë sa më shuëm të jetë e mundur infektimin e vetes dhe të të afërmve, familjarëve. Nëse secili bën këtë gjë atëherë lehtësohet goxha. Edhe pse janë thënë masa të tilla, vëmë re se nuk i respektojnë. Respektimi i masave është kyçi për lehtësimin e stresit.

Stresi shpeshherë lidhet edhe me ndjenjën e fajit. Shumë persona që përjetojnë stres nuk respektojnë edhe masat parandaluese që e cojnë në këtë fazë. Nëse do ishim të kujdeshëm për respektimin  e masave parandaluese, edhe niveli i stresit do ishte në nivele më të kontrolluara.

Kjo situatë na kërkon secilit prej nesh që të mësohemi dhe të përshtatemi dhe kjo përshtatje ka të bëjë me zbatimin e rregullave dhe kërkesave për paradalimin e sëmundjes. Pra, është një normalitet i ri i përshtatjes me parandalimin kundrejt COVID-19 në të gjitha aspektet e jetës. Kjo është këshilla kryesore nga ekspertë të shëndetit mendor, pra të mundohemi të përshtatemi. Stresi do reduktohet nëse secili prej nesh bën maksimumin për t’u kujdesur, për të parandaluar këtë infeksion.”

Sipas Haxhiut, është e rëndësishme marrja e informacionit, por në mënyrë efektive dhe jo të tepruar. Ajo shprehet:

“Informacionet që marrim varen nga vetë individi. Ne jemi kontaktuar nga shumë individë që stresohen apo e përjetojnë marrjen e informacionit si shumë stresues. Ata që streson apo shqetësohen nga lajmet, marrja e informacionit në lidhje me numrin e të infektuarve apo të personave që humbin jetën, duhet të kufizohen nga marrja e këtyre informacioneve. Por nuk duhet ta mbingarkojmë dhe stresojmë veten me informacione që nuk janë të nevojshme, të tepruara, që nuk vijnë nga burime zyrtare, por që shtojnë stresin, ankthin për shkak të pavërtetësisë, të mungsës së saktësisë të informacionit që përcjellin. Pikërisht, e rëndësishme është që për informacionet që marrim të bazohemi vetëm në faqet zyrtare dhe pastaj nisur nga individi të kufizojmë edhe kohën apo sasinë e informacionit që ne marrim, pra të përqendrohemi vetëm te informacioni bazë dhe të mundohemi të shmangim informacionin e tepërt.”

Po tek të tjerët sa ankth krijojmë me informacionet që përcjellim?

“Kjo duhet parë në përthuthje me personin që kemi përballë. Personat që janë të brishtë ndaj stresit, ankthit apo probleme të shëndetit mendor duhet t’i kemi më shumë në konsideratë për shkak të stresit apo ankthit që përjeton dhënia e informacionit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për informacionin që japim, kujt ia japim, për kohën që e japim këtë informacion duke patur parasysh personin që kemi përballë”, thekson specialistja.

Situata nga COVID-19/ Ja bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 154 raste të reja me koronavirus. Fatkeqësisht, 5 persona nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID-19.

DEKLARATA E PLOTE
Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave për parandalimin e ketij infeksioni, mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik dhe izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes.
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend:
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 870 testime.
117 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4530 që nga fillimi i epidemisë.
Nga totali i testimeve, 154 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 38 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça, një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (25 Gusht 2020)
Testime totale 57874

Raste pozitive 8759
Raste të shëruara 4530
Raste Aktive 3970
Humbje jete 259 (Qarku Tiranë 123, Durrës 37, Shkodër 35, Fier 12, Korçë 12, Elbasan 11, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1994
Durrës 510
Shkodër 304
Fier 180
Lezhë 176
Korçë 191
Vlorë 142
Kukës 140
Elbasan 155
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 51

Qytetarë të shtrirë nën hijen e pemëve; batanije shtruar në lulishten e spitalit/ Ja situata jashtë Infektivit

Gazetare: Klevisa GJIKA

Pritjet e gjata për një lajm të mirë jashtë Infektivit i kanë lodhur qytetarët. Në një monitorim të bërë nga gazeta “Shëndeti Plus”, qytetarët janë të sfilitur dhe imazhet e siguruara flasin vetë.

Të shtrirë mbi bar, nën hijen e pemëve është njëra pamje sapo kthen kokën në një qoshe.

Pak më tutje, në lulishten e spitalit shikon batanije të hapura në tokë, në të cilat qytetarët rrinë në mungesë të një vendi për të qëndruar. Në vëzhgimet e bëra, të afërmit e të infektuarve janë të shumtë në numër. Edhe pse nuk kanë se çfarë të bëjnë, ata qëndrojnë pranë njëri-tjetrit pavarësisht faktit se virusi keqbërës SARS COV-2 është akoma në qarkullim.

Fotoja më lart demonstron qartë se si grumbuj njerëzish qëndrojnë të mbledhur nën një pemë me shpresën se mos një lajm i mirë i vjen për familjarin e tyre. Në komunikimet që patëm me to, vihet re se ato vijnë nga rrethet dhe në pamundësi për të shkuar çdo natë në shtëpi, u mbetet të kalojnë natën në lulishten e spitalit.

Komunikimet me rojen te hyrja e spitalit COVID-1 janë të shumta. Shumë kërkojnë me insistim të hynë dhe të shohin të afërmin e tyre, mirëpo kjo mbetet vetëm një dëshirë, nidur nga rrethanat aktuale penguese edhe në një bisedë normale.

Ecejaket nëpër ambientet e jashtme të spitalit nuk mungojnë. Qytetarë të shqetësuar, me ndjenja frike, por edhe optimizmi enden pa mundur të mos bëjnë dot gjë.

Mjekja mikrobiologe Brati: Ja cila është koha e shërimit të pacientëve nga COVID-19; Po ri-infektimi i tyre?

Blerta Brati, mjeke mikrobiologe
Koha e shërimit varet nga intensiteti i simptomave te pacientit, ose thene ndryshe nga menyra si e perjeton ai semundjen si organizem.
A-Disa njerëz mund te sherohen shume shpejt. B-Tek disa te tjere Covid-19, mund të shkaktojë probleme shëndetësore të qëndrueshme.
👉Mosha, gjinia dhe faktorët e tjerë përcaktojnë kohëzgjatjen e trajtimit.
👉Gjithashtu ne rastet e – trajtimit invaziv kemi te bejne me dëmtime të organeve – dhe sa më gjatë te zgjase trajtimi, aq më e gjatë ka te ngjare te jete koha e shërimit!!.
1.Po sikur pacienti të ketë vetëm simptoma të buta?
Shumica e njerëzve me Covid-19 do të zhvillojnë vetëm simptomat kryesore, që është një kollë ose ethe. Por ata mund të përjetojnë dhimbje të trupit, lodhje, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke.
Kolla është së pari e thatë. Disa njerëz do të përfundojnë deri në kollitjen e mukusit që përmbajnë qeliza të vdekura të mushkërive – të vrarë nga virusi.
*Këto simptoma trajtohen me pushim në shtrat dhe lehtësim të dhimbjes, për shembull paracetamol.
*Njerëzit me simptoma të butë mund të shërohen shpejt.
Ethet duhet të bien brenda një jave, megjithëse kolla mund të vazhdojë. Sipas një analize nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) e të dhënave të mbledhura në Kinë, duhen mesatarisht dy javë për tu rikuperuar.
2.Po sikur një pacient të ketë simptoma më të rënda?
Sëmundja mund të jetë shumë më serioze për disa. Kjo zakonisht ndodh ndërmjet shtatë deri në dhjetë ditë pas fillimit të infeksionit.
Frymëmarrja bëhet e vështirë, dhe mushkëritë bëhen të përflakura. Në të vërtetë, megjithëse sistemi imunitar i trupit përpiqet të mbrohet, ai ben nje pune extra, dhe trupi pëson dëmtime kolaterale.
Disa njerëz do të duhet të shtrohen në spital nen terapinë e oksigjenit.
Doktoret shpjegojnr se: “gulçimi, vuajtja e mushkerive mund të marrë një kohë të konsiderueshme për tu përmirësuar. Kemi krijimin, rivendosjen e cikatriceve dhe inflamacionit.
Sipas tyre, shërimi mund të zgjasë dy deri në tetë javë, pasi lodhja e pacientit vazhdon.
3. A është e nevojshme kujdesi intensiv për të kuruar Covid-19?
OBSH vlerëson se një në 20 persona do të ketë nevojë për kujdes intensiv, i cili mund të përfshijë qetësimin ose instalimin e një pajisjeje për mbështetjen e jetës.
Duhet kohë për tu rikuperuar nga qëndrimi në një njësi të kujdesit intensiv, pavarësisht nga sëmundja. Pacientët transferohen në pavion si rregull, para se të kthehen në shtëpi.
Dr Alison Pittard, dekani i një shkolle mjekësore të kujdesit intensiv, shpjegon se mund të duhen 12-18 muaj për tu rikuperuar pas kujdesit intensiv.
Kalimi i një kohe të gjatë në një shtrat spitalor çon në humbjen e masës muskulore. Kjo dobëson pacientët dhe do të duhet kohë që muskujt e tyre të rindërtohen. Disa njerëz do të kenë nevojë për fizioterapi për të rifituar përdorimin e këmbëve.
Sduhet te harrojme se për shkak të lodhjes së trupit gjatë kujdesit intensiv, pacienti mund të jetë delirues dhe të ketë çrregullime psikologjike.
“Lodhja virale është sigurisht një faktor i madh në këtë sëmundje”, thotë Paul Twose, fizioterapist i kujdesit intensiv në Këshillin Shëndetësor të Universitetit Cardiff.
Raportet nga Kina dhe Italia tregojnë për dobësi të të gjithë trupit, gulçim pas ushtrimit nga pacienti, kollë të vazhdueshme dhe frymëmarrje të parregullt. Përveç kësaj, pacienti ka nevojë për shumë gjumë.
“Ne e dimë që pacientëve u duhet një kohë e gjatë, nganjëherë muaj, për tu rikuperuar”, thone fizioterapistet!
Por është e vështirë të përgjithësohet. Disa njerëz kalojnë periudha relativisht të shkurtra në kujdesin intensiv. Për të tjerët, mund të vazhdojë me javë.
4.A ndikon koronavirusi në shëndetin tonë afatgjatë?
Kjo nuk është e sigurt, pasi nuk ka të dhëna afatgjata.
Sindromi i shqetësimit të frymëmarrjes akute (i quajtur Ards) zhvillohet në pacientët sistemi imunitar i të cilëve bëhet i mbingarkuar, duke shkaktuar dëme në mushkëri.
“Ka të dhëna shumë të mira që edhe pesë vjet nga tani, njerëzit mund të kenë vështirësi të përhershme fizike dhe psikologjike,” thotë Twose.
Dr James Gill, mjek i përgjithshëm dhe pedagog në Shkollën e Mjekësisë Warwick, Angli, thotë se pacientët gjithashtu kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor për të përmirësuar shërimin e tyre.
Ai shpjegon, në lidhje me pacientët që kanë vështirësi në frymëmarrje: “Ne duhet t’i vendosim nen nje respirator artificial. Ne duhet t’i leme ata të flejnë …”
“Nuk është për t’u habitur që PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik) është i pranishëm në rastet më të rënda të Covid-19. Do të ketë plagë të konsiderueshme psikologjike për shumë prej tyre,” shton mjeku.
Eshtë madje e mundur që disa raste të buta t’i lënë pacientët me çështje shëndetësore afatgjata – siç është lodhja.
5.A mundet që një pacient i shëruar të ketë përsëri Covid-19?
Ka pasur shumë spekulime, por pak prova, në lidhje me qëndrueshmërinë e imunitetit. Nëse pacientët kanë qenë të suksesshëm në luftën kundër virusit, ata duhet të kenë zhvilluar një përgjigje imune.
Fakti që pacientët janë ri-infektuar mund të shkaktohet nga kontrolle të dobëta që rezultojnë në pacientë të testohen negativ.
Çështja e imunitetit është thelbësore për të ditur nëse pacientët mund të ri-infektohen dhe të matin efektivitetin e një vaksine!!

Edhe Italia nis testet te njerëzit për vaksinën anti-Covid

Italia nis testimin e vaksinës kundër Covid-19 tek njerëzit, duke u bërë vendi i radhës që i bashkohet garës ndërkombëtare me kohën kundër koronavirusit.

Doza e parë e preparatit provë iu injektua një vullnetareje 50-vjeçare, e cila është pjesë e një ekipi prej 4 mijë personash që do t’u nënshtrohen testeve gjatë javëve në vijim nga ekspertët e sëmundjeve infektimeve në institutin Spallanzani të Romës.

“Pacienti i parë monitorohet sot për 4 orë e më pas shkon në shtëpi. Më pas, do të mbahet nën mbikëqyrje për 12 javët e ardhshme”.

Nëse eksperimentet shkojnë sipas parashikimeve, vaksina do të jetë gati pranverën e vitit të ardhshëm. Vullnetarët janë ndarë në grupe me nga 2 grupmosha. 45 grupe i përkasin moshave nga 18 deri 55 vjeç dhe po aq janë të moshave mbi 65 vjeç. Pjesëtarëve të këtyre grupeve u jepen doza me sasi të ndryshme për të parë efektet që jep injeksioni. Testimi kryet në bashkëpunim me spitalet infektive në qytete të ndryshme të Italisë.

Vaksina anti-Covid që po zhvillohet nga instituti Spallanzani është krejtësisht italiane. Një tjetër ekip ekspertësh italianë të një laboratori farmaceutik në qytezën e Pomecias në jug të Romës janë përfshirë po ashtu edhe në një tjetër vaksinë që po zhvillohet nga universiteti i Oksfordit në Britaninë e Madhe.

Disa vende të botës janë duke testuar tek njerëzit vaksinat anti-Covid, ku në fazat më të përparuara janë vende si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe e Kina. Ndërsa Moska pretendon se e ka gati të parën vaksinë anti-Covid.

Monday, August 24, 2020

Ja cilat operacione kryhen në Urgjencën e Kirurgjisë në QSUT dhe cilat te Trauma/ Shtatori do sjellë normalitet?

Gazetare: Klevisa GJIKA

COVID-19 solli ndryshime drastike në çdo sferë të jetës. Puna e mjekëve doli më në pah, mirëpo edhe problematikat në këtë fushë kanë qenë më të mëdha. Kryerja e operacioneve në Urgjencën e Kirurgjisë në QSUT është një nga shërbimet mjekësore që u pezullua për shkak të COVID-19. Megjithatë, puna iu delegua spitalit të Traumës.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shëndeti Plus”, shefi i urgjencës së Kirurgjisë në QSUT, Myzafer Kaçi tregon se koronavirusi i detyroi bluzat e bardha të marrin disa masa nisur nga probabiliteti i madh për t’u infektuar.

“Situata e sotme në kirurgji është alarmante, pasi njerëzit duan të vijnë, kanë nevojë të operohen, të operohen me planifikim apo në për sëmundje urgjente dhe për këtë arsye ata janë të riskuar.

Aktualisht ne e kemi mbyllur urgjencën kirurgjikale prej 3-4 muajsh dhe kjo funksionon në qendrën e Traumës, në spitalin qendror të Traumës ose në spitalin ushtarak”, shprehet Kaçi.

Shefi i Urgjencë së Kirurgjisë thekson se në Urgjencë bëhen vetëm rastet që nuk presin, në të cilat duhet ndërhyrë menjëherë:

“Ne bëjmë kryesisht operacione të planifikuara me diagnoza të mëdha si tumoret dhe konkretisht ato që janë të komplikuara dhe të thelluara.”

Po cilat ndërhyrje bën Kirurgjia?

“Pranojmë vetëm disa sektorë të veçantë, siç janë: sëmundjet akute të veshkave që ka 4 muaj që nuk bëjmë pranime, por urgjencën e bën spitali i traumës.

Operacionet janë urgjente dhe (s)elektive.

Operacionet që presin, si për shembull tiroidja, hernia ose dhjamthi, tëmthi që nuk është urgjent, si dhe shumë e shumë diagnoza të tjera të cilat duke i lënë kohë nuk krijojnë pasoja dhe nuk avancojën. Ndryshe është kanceri, kanceri është gjysmë urgjent sepse për një kohë të shkurtër mund të ndryshojë stadin.

Operacionet e planifikuara jemi munduar t’i shtyjmë në kohë dhe nuk përbëjnë asnjë problem për pacientin”, shton ai.

Mjeku Myzafer Kaçi tregon se problemi i gurëve në veshka, probleme me infeksionin urinar, bllokimi i rrugëve urinare nga prostatë janë trajtuar gjithmonë. Kurrë nuk janë kthyer edhe në QSUT, edhe në spitalin Ushtarak.

Por kur mendohet t’i kthehet normalitetit puna në Kirurgji?

“Jam optimist se do t’i kthehemi normalitetit. Mendoj se në shtator ose brenda shtatorit”, shprehet shefi i Urgjencës së Kirurgjisë.

Rekord infektimesh në 24 orët e fundit/ Ja të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se 178 persona janë regjistruar pozitivë ndaj COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë, 4 persona nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID-19.

Dr. Eugena Tomini-Instituti i Shëndetit Publik:

Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave për parandalimin e ketij infeksioni, mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, shmangni grumbullimet dhe dezifektoni objeketet që prekni, vetëm në këtë mënyrë mund të frenoni përhapjen e COVID19 dhe të mbroni shëndetin tuaj.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend:

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 947 testime. Në numrin e testimeve të kryera përfshihen testimet në dy laboratorët publikë, të cilët kanë kryer 749 testime dhe 198 testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP.

81 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4413 që nga fillimi i epidemisë.

Nga totali i testimeve, 178 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 57 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (24 Gusht 2020)
Testime totale 57004

Raste pozitive 8605
Raste të shëruara 4413
Raste Aktive 3938
Humbje jete 254 (Qarku Tiranë 122, Shkodër 35, Durrës 36, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1957
Durrës 513
Shkodër 302
Fier 192
Lezhë 177
Korçë 185
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 153
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 50

COVID-19/ A u bëhet tamponi të afërmve të të infektuarve? Ja çfarë rrëfejnë qytetarët

Gazetare: Klevisa GJIKA

Bërja e tamponit është mënyra e vetme për të parë nëse je apo jo i infektuar. Nisur nga testi i COVID-19 identifikohen dhe rastet pozitive apo negative, në bazë të të cilave ofrohet edhe shërbimi mjekësor. Në rastin e parë, pra kur tamponi rezulton pozitiv, shtrimet në spitalin COVID-1 ose në spitalin COVID-2 janë të pamshmangshme.

Po çfarë ndodh me të afërmit e të infektuarve? A e bëjnë ata tamponin dhe sa siguri kanë për jetën e tyre në një kohë kur jetonin me një person të infektuar në një shtëpi?

Në komunikimet me qytetarët pranë spitalit Infektiv në QSUT,  në lidhje me bërjen e testit të koronavirusit,  përgjigjet ishin të gjitha negative. Asnjë prej tyre nuk e kishte bërë tamponin dhe pohimet e tyre kalonin nga një person tek tjetri.

“As nuk na e kanë bërë fare. Kur të jepni shenja të virusit do e bëni na kanë thënë. Kshu na kanë thënë. Ça të kërkoj unë për tampon, unë jam çoban unë s’di gjë fare. S’kemi bërë tampon”, thotë një qytetar

“Këtu s’po na japin informacion si është i sëmuri dhe jo më të na bëjnë tampon. Del koordinatori e thotë do ju kontakojë mjeku, del mjeku na thotë do ju kontaktojë koordinatori. Se si është i sëmuri nuk merret vesh… e po na bëjnë tampon”, tregon një tjetër.

“Të merremi me të sëmurin njëherë, ikni te shpia na thanë, për Zotin”, zotohet një qytetare pasi u pyet nëse e ka bërë apo jo tamponin pas regjistrimit të të afërmit të saj pozitiv me COVID-19.

“Se kam bërë akoma. S’kemi asnjë informacion. Edhe vetë s’ia kemi kërkuar ta bëjmë. Asnjë nga familjarët s’e ka bërë”, shton një tjetër.

Për shumë familjarë, rëndësi ka shëndeti i personave që po dergjen në shtretërit e spitalit Infektiv”

“Djali e ka bërë tamonin ka rezultuar pozitiv. Unë shyqyr Zotit skam gjë. Nuk jam marrë me këtë. Jam marrë me çunin.”

“S’e kemi kërkuar kërrkund. Nëna pati probleme, e sollëm këtu. Erdhën e morën nënën dhe as nuk na kanë thënë për tampon, as i kemi thënë. Nuk merret vesh në Shqipëri ça bëhet.Këtu  thonë që bëhet me lekë, shko te privati. Ska asnjë interes shteti që duhet me e ba, se kshu është si rregullore.”

 

 

 

Situata në Urgjencën e Pediatrisë/ Ja sa të kënaqur dhe ç’problematika ngrenë qytetarët

Gazetare: Klevisa GJIKA

Jemi në kohë pandemie dhe kërkesat për ndihmë mjekësore janë të shumta. Edhe pse ka nga ata persona që kanë frikë të ekspozohen dhe t’u drejtohen bluzave të bardha, spitalet nuk mbeten bosh.

Në një monitorim të bërë nga gazeta “Shëndeti Plus” në Urgjencën e Pediatrisë në Tiranë, vumë re se radhët e gjata për të marrë trajtim nga mjekët mungojnë. Qetësia ishte dominuese dhe kjo gjë në këto ditë të ngrohta vere u pëlqen qytetarëve.

Të pyetur për shërbimin mjekësor në kushtet e krijuara nga COVID-19, qytetarët shprehen:

“Tani nuk kishte radhë, por kur është fluks dihet gjëja. Të tërë kur hyra brenda, të gjithë infermierë dhe doktorë, me maska me të gjitha ishin. Na matën dhe temperaturën.”

Më tej një tjetër qytetar tregon:

“Kisha çunin, e vizitova nga veshët, tani mirë. Nuk ka më korrektë, as që bëhet fjalë të mos ofrojnë shërbim. Aty brenda të tërë me maska ishin. Unë hyra deri te dera dhe aty morëm fëmijën. Deri tani, këtu në këtë spital jemi të kënaqur. Këta janë korrektë. Pediatria ka qenë gjithmonë dhe mbetet shembull në Tiranë se kemi sjellë jo nipër, jo mbesa…”

Kontakti me mjekun në lidhje me shëndetin e fëmijës, po jo në prani të këtij të fundit, është një veprim i mirëmenduar sipas prindërve. Një grua rrëfen për gazetën “Shëndeti Plus” se kjo gjë i pëlqen jashte mase.

“Është futur vetëm bashkëshorti. Më pëlqeu që goca doli jashtë dhe që po informojnë burrin. Më pëlqeu ky gjest. Jashtë është më e sigurtë”, tha ajo teksa priste bashkëshortin të dilte.

Pavarësisht shërbimit të mirë, qytetarët ngrenë edhe problematika. Në fokus është mungesa e stolave për t’u ulur dhe për të pritur, nisur nga fakti se vetëm pacienti mund të futet brenda dhe jo të afërmit e tij/saj. Krahas kësaj, temperaturat e larta vështirësojnë qëndrimin. Siç shihet edhe nga imazhet e siguruara nga gazeta “Shëndeti Plus”, ato përpiqen të gjejnë një vend me hije, kryesisht poshtë pemëve përreth spitalit.

Plani i vjeshtë-dimrit për përballimin e COVID19, Manastirliu: 48 infermierë i shtohen QSUT

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ka bërë të ditur se këtij spitali i është shtuar një ekip i ri prej 48 infermierësh, të cilët po shërbejnë në Spitalin Infektiv, ku prej më shumë se 5 muajsh po trajtohen të prekurit me COVID19.

Duke theksuar se deri tani janë 150 punonjës që i janë shtuar sistemit shëndetësor gjatë periudhës së epidemisë në vend, Manastirliu është shprehur se forcimi i kapaciteteve të burimeve njërëzore është një parapërgatitje për periudhën vjeshtë-dimër, ku mund të nevojitet që strukturat e reja spitalore, tashmë të bëra gati, të hapen për të përballuar fluksin.

“Jam shumë e kënaqur që të rinjtë i bashkohen stafeve tona mjekësore dhe janë 48 infermierë që së fundmi i janë bashkuar ekipit të QSUT-së dhe pikërisht Spitalit Infektiv. Tashmë sistemit shëndetësor po i shtohet një armatë e re infermierësh, për të mbështetur ekipet tona shëndetësore. Gjatë kësaj periudhe, kemi rreth 150 punonjës që i janë shtuar sistemit shëndetësor, qoftë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe gjithashtu ekipeve të monitorimit, kontrollit dhe inspektimit në terren”, tha Manastirliu.

Duke folur për përballimin e situatës në vjeshtë-dimër, Manastirliu tha se po bëhemi gati për hapjen e strukturave të tjera spitalore, në rast të rritjes së fluksit.

“Plani vjeshtë-dimër, jo vetëm që na ka orientuar drejt fuqizimit të kapaciteteve sa i përket infrastrukturës dhe pajisjeve biomjekësore, por tashmë rritja e numrit të stafeve tona infermierore i shërben cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve që vuajnë nga COVID19. Jam e kënaqur që kemi mundësinë që jo vetëm të punojmë së bashku me ekipin e ri, por edhe të kemi mundësinë që në një kohë si kjo e sotmja të trajnojmë ekipe të infermierëve, të cilët më pas do të jenë të gatshëm edhe për të përballuar situatën në vjeshtë-dimër, kur mund të kemi dhe hapje të strukturave të tjera spitalore dhe sigurisht t’i paraprijmë me ndërtimin dhe formimin e ekipeve tona të infermierëve dhe paralelisht edhe të mjekëve”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e virusit SARS COV2, sistemi shëndetësor nuk e ka ndaluar punën në asnjë moment dhe aktualisht po jep shërbim me kapacietete të plota edhe për të gjithë qytetarët.

 

Korçë/ Infektohen me COVID-19 dy infermierë në qendrën e shëndetit mendor në Korçë

Burime pranë Dshp Korçë bëjnë të ditur se 2 infermierë të qendrës shëndetësore të cilët kanë qenë me pushime kanë shfaqur shenja të COVID-19 dhe pas tamponit kanë rezultuar pozitiv.

Sipas protokollit ata janë karantinuar në banesat e tyre ndërsa po nga të njëjtat burime bëjnë të ditur se edhe një kuzhiniere qe punon në këtë qendër ka shfaqur shenja të COVID por ende nuk ka ardhur rezultati nëse është pozitive me këtë virus apo jo.

Ndërkohë menjëherë pas shenjave  të 3 punonjësit janë karantinuar në banesat e tyre.

Nga ana tjetër në qendrën shëndetësore janë dezinfektuar ambientet si she janë marrë të gjitha masat anti Covid.

Harta e OBSH-së: Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë, ia kalojmë vetëm Afrikës e Indisë

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një numër më të ulët mjekësh në raport me popullsinë në botë, sipas një harte të publikuar në faqen e Organizatës Botërore për Shëndetësinë.

Shqipëria, ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë. Maqedonia e Veriut ka 29 mjekë për 10 mijë banorë, Serbia (31), Mali i Zi (27), Bosnja (22). Rekordin në Europë e mban Greqia, me 55 mjekë për 10 mijë banorë. Italia e ka këtë tregues 40, Gjermania 42.5, Suedia (e vetmja që nuk e mbylli ekonominë nga koronavirues) e ka rreth 40, Austria 51.7.

Më pak mjekë se Shqipëria kanë vetëm vendet afrikane (disa kanë edhe më pak se 1 mjek për 10 mijë banorë, psh në Kongo me 0.7 mjekë). Shqipëria ia kalon dhe shteteve të tilla si Indisë (8.6), Pakistanit (9.8), Afganistanit (2.8).

Në botë, më shumë mjekë ka Lituania, me 63 për 10 mijë banorë.Kina e ka këtë tregues 20, Rusia 37.5, SHBA-të 26.

Pandemia e Covid-19 ka sjellë në vëmendje aftësitë e sistemeve shëndetësore në mbarë globin për të përballuar ngarkesën që mund të shkaktohet nga virusi.

Të dhënat e Shqipërisë që jep OBSH-ja i referohen vitit 2016, ndërkohë që vlerësohet që situata është përkeqësuar, për shkak të emigracionti masiv të bluzave të bardha gjatë viteve të fundit.

Numri i pakët i personelit mjekësor është një nga shqetësimet e shprehura në raportet e institucioneve ndërkombëtare, së bashku me nivelin e ulët të shpenzimeve për shëndetësinë.

OKB, në një raport të fundit tha se “Duhet theksuar se shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri (2.97%) sesa në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022. Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese nëse duhet të ndërtojmë dhe të fuqizojmë një sistem shëndetësor më të mirë. Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”, thuhet në raport.

Sipas një raporti të qeverisë shqiptare në lidhje me emigracionin, emigrimi i specialistëve të shëndetësisë ka pakësuar burimet njerëzore për sistemin shëndetësor: Pas viteve 1990, forcat e punës të sektorit të shëndetësisë humbën një numër të konsiderueshëm të burimeve njerëzore, të cilët migruan jashtë vendit. Edhe brenda vendit kanë ndodhur dhe po ndodhin lëvizje nga zonat rurale për ato urbane, duke krijuar një qasje gjithnjë të pabarabartë ndaj kujdesit shëndetësor për popullatën.

Për pasojë, numri i mjekëve për banorë është në nivelet më të ulëta në Europë.

Sakaq, migrimi i madh i brendshëm nga zonat rurale në zonat urbane ka ndikuar në keqkonfigurimin e rrjetit të ofruesve të kujdesit shëndetësor ndaj nevojave të popullsisë. Trupa mjekësore prej zonave rurale, sidomos të thella, ka lëvizur drejt zonave urbane. Kjo lëvizje ka ndikuar edhe në ndryshimin e raporteve të mjekëve dhe infermierëve me popullsinë.

Nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës.

Ky numër përfaqëson më shumë se tre gjenerata të dala nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku diplomimet mesatare në një vit janë më pak se 200 mjekë. Kjo do të thotë se nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar gjatë periudhës në studim.

Gjithsej numri i mjekëve shqiptarë në emigrim është 1029, por 772 prej tyre kanë emigruar nga viti 2010 deri në 2017, por ky numër realisht është edhe më i lartë pasi nga 2017 në 2020 emigrimi i trupës mjekësore ka vijuar me ritme të larta./Monitor

(OBSH). https://ift.tt/34EwuJl

 

Friday, August 21, 2020

Komentuesit: U shplaftë mortja, vetëm demagogji; Realiteti është ndryshe/ Ja si i përgjigjet Rama

Gazetare: Klevisa GJIKA

Postimi i fundit i kryeministrit Rama për programin e 300 Qendrave Shëndetësore është shoqëruar me shumë komente të qytetarëve. Këta të fundit nxjerrin në pah se ndihmat për ushqim apo sigurim të një pune mungojnë. Sipas qytetarit në fjalë e gjithë puna e kryeministrit është një demagogji.

Më tej, nuk mungon dhe komenti i një tjetër qytetari që shkruan se mallkimet i bëhen shëndet se tendera janë.

“Rrofsh për mallkimin se shëndet na bëhet”, ia kthen Rama. “Po kjo nuk është demagogji është informacion nga realiteti dhe ty nuk të ka future kush me zor në këtë faqe , prandaj nëse s’të pëlqen mund të dalësh po aq kollaj se ç’hyre, po mos e lësho gojën kështu se nxjerr keq veten dhe u jep një shembull të keq shumë fëmijëve të tu”, mbaron përgjigjen kreu i vendit.

“Realiteti është krejt ndryshe…”, komenton një tjetër qytetare.

Edhe këtë koment Edi Rama nuk e ka lënë pa përgjigje. Ja si i përgjigjet:

 

Masat anti-covid / Ja në cilin fakultet ka nisur dezinfektimi

Gazetare: Klevisa GJIKA

Përfundimi i vitit shkollor 2019-2020 është pranë fillimit. Në bazë të njoftimeve të bëra nga fakultete të ndryshme në vend, studentët do i rikthehen auditoreve në fund të muajit gusht për të ridiskutuar temat e marra në mënyrë virtuale gjatë sezonit të dytë. Krahas kësaj, do të caktohen edhe datat e provimeve të pakryera për shkak të situatës që COVID-19 krijoi që në mars të këtij viti.

Në një monitorim të bërë nga gazeta “Shëndeti Plus” në fakultetin Histori-Filologji u konstatua se puna për dezinfektimin e ambienteve të fakultetit ka nisur. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, pastrimi i ambienteve të brendshme dhe të jashtme ka filluar.

Burime të sigurta pranë kësaj godine bëjnë me dije se kanë marrë një urdhër për vijimin e punës. Kjo masë vjen pasi universiteti në fjalë ka caktuar datat për rikthimin e studentëve në auditore.

“Unë e di që vijnë studentët me datë 25. Kanë dhënë urdhër që të bëhet pastrim”, u shpreh një punonjëse për gazetën “Shëndeti Plus”.

Pastrimi në FHF bëhej kryesisht me klor dhe açe. Siç duket nga imazhet, holli i godinës është i mbushur me ujë dhe masat për distancim fizik nuk mungojnë.

Mesazhet sensibilizuese për të treguar kujdes janë të afishuara nëpër mure. Mbani maskën, mbani distancën, nuk lejohet qëndrimi në korridor, drritaret duhet të mbahen të hapura janë disa nga masat që kërkohen të ndiqen.

Më tej, informohet se kur duhen larë duart dhe si duhet t’i lajmë ato.

Kujtojmë se në auditore pritet të zhvillohen leksione dhe seminare pas konceptimit të axhendës dhe mënyrës së realizimit të provimeve për vitin e I dhe II Bachelor (deri më 26.08.2020) dhe pas sistemimit të sallave në bazë të datave të provimeve që do të vendosen (proces që do mbyllet brenda afatit kohor 28.08.2020). Të dhënat janë bërë publike nga vetë fakulteti.

Ndërkohë, situata në fakultetin e Shkencave të Natyrës duket më e qetë. Në bazë të vëzhgimeve të bëra, vumë re se puna për dezinfektimin e ambienteve nuk ka filluar. Referuar kontakteve me punonjës të këtij fakulteti, mësimi në këtë godinë do rinisë më 1 shtator. Megjithatë, duhet të theksojmë faktin se edhe për vetë punonjësit e FSHN-së kishin paqartësi.

“Me 1 shtator, edhe pse unë e dija me 24 (gusht), por edhe unë tani e mora vesh, më duket se me 1”, tregon një punonjëse.

Në pjesën e jashtme të godinës së FSHN-së, rregullimet e rrugëve dhe riparimi i fasadave të ndërtesave vijojnë normalisht. Skelat, tullat janë të pranishme edhe në oborrin e fakultetit. Kujtojmë se rregullimet në Bulevardin Zogu i I-rë kanë një vit në ekzekutim. Korsia e biçikletave në mes të bulevardit “Zogu i Parë” do të jetë e vetmja që nuk do të preket.

I riu për babanë: “Jam super i kënaqur që e solla në spital. I çoj vetëm ujë, ushqimin e kanë perfekt”

Gazetare: Klevisa GJIKA

Të infektuarit me COVID-19 që ndodhen aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” marrin vazhdimisht ndërresa dhe ushqime nga të afërmit. Mirëpo, nga ato që folën për gazetën “Shëndeti Plus”, pak pohojnë se nuk i dërgojnë ushqim të afërmit të tyre në spitalin COVID-2. Pjesa tjetër dominuese, tregon se ushqimi është kryesor.

Një djalë i ri tregon se i dërgon vetëm ujë:

“Po i çoj vetëm ujë, ushqimin e kanë perfekt. “

Më tej ai tregon se është dakord me vendimin e qeverisë për shmangien e kontaktit me pacinetët e infektuar për dhënien e qeseve me rroba, ujë apo ushqime.

“Është masa më e duhur që t’i dërgojmë qeset në këtë mënyrë. I dorëzon dhe s’ke kontakt”, thekson ai.

Edhe një tjetër qytetar është tejet i kënaqur me shërbimin në spital. Ai tregon se e ka mbajtur edhe në shtëpi familjarin e infektuar dhe është përpjekur ta ndihmojë që ta kalojë sa më shpejt, por trajtimin spitalor e ngre në piedestal, duke u shprehur:

“Ia kanë dhënë shërbimin, po përmirësohet. Jam super i kënaqur që e solla këtu sesa ta mbaja në shtëpi. E mbajtëm ca ditë në shtëpi , por nuk i bëhej trajtimi si këtu.”

I pyetur nëse është më mirë në spital, ai shprehet: “Absolutisht po!”

Thursday, August 20, 2020

Qytetari Çela: Rri te dritarja e shoh djalin, kam fjetur edhe jashtë, kudo/ Ja rrëfimi i tij

Gazetare: Klevisa GJIKA

Situata e krijuar nga COVID-19 ka vështirësuar punën e bluzave të bardha. Megjithatë, edhe për qytetarët është jo e lehtë ndjekja e gjendjes shëndetësore të të afërmve në distancë.

Gjatë një vëzhgimi të bërë nga gazeta “Shëndeti Plus”, na tërhoqi vëmendjen Erion Çela, baba i një 2-vjeçari të shtruar në spitalin e fëmijëve “Selaudin Bekteshi”.

Çela ka marrë rrugët e Tiranës prej më shumë se 2 javësh. Së bashku me bashëkshorten dhe djalin kanë lënë Pogradecin dhe janë zhvendosur në kryeqytet për t’i ofruar fëmijës së tyre një shërbim mjekësor më të mirë.

Ai e sheh të birin nga dritarja, pasi vizitat në ambientet e brendshme spitalore nuk lejohen për shkak të frikës së përhapjes së virusit SARS COV-2 ende në qarkullim.

Erioni tregon se djali i tij ka probleme me njërën anë të muskulit të zemrës, gjë që vështirëson pompimin e mjaftueshëm të gjakut. Babai pogradecar shprehet se gjendja e djalit të tij është e rëndë. Prej më shumë se 2 javësh, ai qëndron i lodhur jashtë spitalit dhe ndjek vazhdimisht gjendjen e djalit, me frikën se mos është sërish në fije të perit.

“Rri te dritarja e shoh, kam fjetur edhe jashtë, kudo… se po bëj 20 ditë”.

Kujdesi për 2-vjeçarin është i madh. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, stafi mjekësor e lejon z. Çela të futet brenda me raste. Ai tregon se kur duhet ta lajnë, ai duhet të jetë patjetër aty:

“Vijnë e vizitojnë disa herë 4-5 doktorë. Vetë shkoj e shikoj sepse më kanë bërë  një lehtësim për djalin ngaqë është në gjendje kritike. Tani do shkoj të laj djalin. Duhet të jemi të tre, edhe unë, edhe infermierja, edhe gruaja që njëri ta mbajë, njëri ta lajë”, tregon Erioni.

Edhe pse Erion Çela e takon rrallë djalin e tij për shkak të masave anti-covid, ai mendon se këto masa janë gjëja e duhur në një kohë të tillë. Ai rrëfeu për Gazetën “Shëndeti Plus” se shërbimi dhe kujdesi kanë qenë në rregull.

“Kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm. Shërbimin ia kanë bërë djalit siç duhet. Për shërbimin nuk kam asnjë lloj ankese. Gjithë shërbimin mjekësor na kanë ofruar. Kam djalin me zemër, me sëmundje shumë të rëndë dhe kanë bërë ç’është e mundur, mjekët dhe infermierët, për të shëruar djalin.”

 

Vetëkarantinohet shefja e Infektivit të Pediatrisë, shkak kontakti me një person të infektuar

Gazetare: Klevisa GJIKA

Shefja e Infektivit të Pediatrisë, Gjeorgjina Kuli, është vetëkarantinuar në shtëpi. Në bazë të informacionit të siguruar, ajo ka pasur kontakt me një person pozitiv me COVID-19, gjë që e ka detyruar të izolohet për të minimizuar mundësinë e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Gazeta “Shëndeti Plus”, referuar burimeve konfidenciale, bën me dije se gjendja e saj shëndetësore është në gjendje të stabilizuar.

Kujtojmë se Gjeorgjina Kuli është njëherësh edhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për Pandeminë në vendin tonë. Mesazhet e saj për zbatimin e masave anti-covid kanë qenë të shumta gjatë izlolimit, por edhe në periudhën post-karantinim.

Si të kujdeseni për fytyrën pas plazhit!

Të gjithë duam të kemi një fytyrë të bukur dhe pa njolla. Por për ta pasur duhet të kujdesemi jo vetëm me kremra, por edhe me ushqimet që hamë. Sidomos pas periudhës së plazhit ku lëkura si pasojë e diellit, e herë pas here mungesës së trajtimeve është më delikate.

Për këtë arsye sot dritare.net do ju tregojë më poshtë se cilat fruta janë të mira, për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

Avokado

Avokadot janë të pasura me acide yndyrore të mira që e bëjnë lëkurën e butë dhe e mbrojnë nga faktorët e pafavorshëm mjedisor që shkaktojnë rrudha.

Panxhari

Panxhari është i pasur me nitrate, të cilat përshpejtojnë rrjedhën e gjakut dhe e bëjnë lëkurën të shkëlqejë. Për më tepër, rrënjët kanë antioksidantë që parandalojnë plakjen dhe ndihmojnë lëkurën të mbetet e butë.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla përmbajnë shumë vitaminë C dhe pigmente të shëndetshme. Falë tyre, lëkura prodhon më shumë kolagjen, informon dritare.net.

Mollët

Mollët janë të njohura për aftësinë e tyre të rregullimit të glukozës në gjak, forcimin e imunitetit dhe aftësinë për ta bërë lëkurën të duket më e re.

Domatet

Domatet kanë shumë likopen, që do të thotë se ato ndihmojnë në uljen e dëmtimit nga radikalet e lira të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

Karota

Karota është e pasur me vitaminë A, që është e nevojshme për rigjenerimin e lëkurës.

Kungulli

Kungulli përmban shumë flavonoide dhe karotenoide që e bëjnë lëkurën të shkëlqejë.

Spinaqi

Gjethet e spinaqit janë të pasura me vitaminë E që mbron lëkurën nga plakja. Spinaqi gjithashtu pengon rritjen e qelizave kancerogjene./Dritare.net