Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas raportimeve të gazetarëve në terren, 29-vjeçari ishte i prekur nga COVID-19 dhe ngjarja ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
No comments:
Post a Comment