Scupola Giovanni Maria, kardiokirurg
Mjeku që ndryshoi përgjithmonë vizionin e psikiatrisë dhe personave me çregullime psikiatrike është Franco Basaglia.
Mjeku revolucionar, para së gjithash, nuk i konsideroi njerëzit që vuajnë nga psikoza si të
çmendur dhe si njerëz që duhen mbajtur larg shoqërisë. Sipas Basaglias, të sëmurët mendorë ishin, në të vërtetë, njerëz të sëmurë të cilët mjekët ishin të detyruar t’i trajtonin.
Këto nuk ishin qenie për t’u mbyllur, qetësuar ose lidhur, por njerëz të brishtë që kishin nevojë
për dikë që t’i ndihmonte të rivendosnin rendin, duke rikthyer kurajo për ata që kishin humbur
fillin e ekzistencës së tyre. Ky ishte revolucioni i madh i Basaglia-s, duke ndryshuar natyrën e
sëmundjes falë një metode të re terapeutike që nuk e konsideronte më personin e sëmurë një
individ të rrezikshëm, por një qenie cilësitë njerëzore të së cilës duhet të merren në konsideratë
dhe jo të shtypen. Kështu pra pacienti, për t’u bërë mirë, duhej të përfshihej me botën e
jashtme duke iu përkushtuar punës dhe marrëdhënieve njerëzore.
Problemi më i madh ishte se, kur u miratua Ligji 180, të çmendurit u gjendën të katapultuar në
një botë që nuk e njihnin dhe mbi të gjitha brenda një konteksti kulturor dhe shoqëror që nuk
ishte akoma gati për t’i mirëpritur ata.
Terapitë konjuktive të sjelljes shoqërohen shpesh me aktivitete rikrijuese të lojërave që ndihmojnë pacientin të dalë nga universi i tij i rëndë. Në territorin kombëtar ka dhjetëra kompani teatrale që përpiqen të përdorin trillime skenike si një vend shërimi, hapësirë dhe kohë për të gjetur një mënyrë që fantazmat e mendjes të mbeten në skenë dhe të lënë jetën e përditshme.
Gjithashtu është e rëndësishme përvetësimi i sferës së punës: mësimi i një personi të sëmurë për të gatuar, riparuar mobilje ose për të ndërtuar objekte është hapi më i rëndësishëm gjithëpërfshirës drejt daljes nga vrima e zezë e shqetësimit mendor.
Basaglia, 40 vjet më parë,e kuptoi këtë dhe pasardhësit e tij duke ndjekur të
ashtuquajturën Antipsikiatri(rryma anglo-saksone e mendimit, së cilës i ishte bashkuar Basaglia)
përpiqen të punojnë duke edukuar komunitetet terapeutike. Në fakt, nuk është e mjaftueshme
për të kuruar të sëmurët, por është e nevojshme të operohet në një nivel terapeutik në
kontekstin social në të cilin jeton personi, qoftë ajo familja, vendi i punës apo shkolla. Edukimi i
shoqërisë për të qasur shqetësimet psikike ishte utopia e Basaglias duke pasur parasysh që, për
momentin, sëmundja mendore ende shihet me mosbesim dhe frikë pasi nuk kuptohet. Franco
Basaglia pëlqente të kujtonte: “Çmenduria është gjendje njerëzore. Tek ne, çmenduria ekziston
dhe është e pranishme siç është arsyeja. Problemi është se shoqëria, për ta quajtur veten të
civilizuar, në vend se tëpranojë po aq arsyen sa edhe çmendurinë, udhëzon një shkencë:
Psikiatrinë, ta përkthejë çmendurinë në sëmundje, në mënyrë që ta eliminojë atë. Azili kështu
ka arsyet e tij për të ekzistuar.
No comments:
Post a Comment