Gazetare: Klevisa GJIKA
Pas dy javësh qëndrimi në Itali, ekipi shëndetësor italian kthehet në Itali.
Lajmi u bë i ditur nga ambasada italiane në Shqipëri, por edhe nga vetë Ministria e Shëndetësisë. Ambasada thekson se puna dhe bashkëpunimi mes dy vendeve fqinje do të vazhdojë dhe nuk do të mbarojë me kaq.
“Ekipi ynë shëndetësor kthehet sot në Itali pas dy javësh intensive pune në Shqipëri. Ky qe fillimi i një rrugëtimi në të cilin do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të fituar sfidën ndaj Covid-19! Mirupafshim dhe Faleminderit”, shkruan Ambasada Italiane në Tiranë.
Edhe ministrja e Shëndetësisë në vendin tonë nuk ka lënë pa falenderuar këtë veprim të italianëve në këto kohë të vështira. Ajo tregon se ekipi i ka dhënë këshilla të vlefshme bluzave të bardha në Shqipëri:
“COVID-19
Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe veprimeve të unifikuara do të mund ta fitojmë luftën me virusin e rrezikshëm
Prita me kënaqësi ekipin e mjekëve italianë dhe të Mbrojtjes Civile, të cilët për dy javë asistuan ekipet tona mjekësore të spitaleve COVID duke na ofruar këshilla të vlefshme dhe sugjerime konkrete për organizimin spitalor
Jam e bindur që bashkëpunimi i frytshëm do të vijojë në misione të tjera mbështetje nga Italia mike
Grazie di ”
No comments:
Post a Comment