Gazetare: Klevisa GJIKA
Distanca fizike ka qenë dhe mbetet një ndër masat e ndërmarra për shmangien e përhapjes së COVID-19 edhe më tej. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, mjekja mikrobiologe Blerta Brati kërkon që kontakti fizik të minimizohet jo vetëm se jemi në kohë pandemie, por edhe për të filluar një epokë të re.
“Shqiptarët duhet të zhdukin ca zakone, si përqafime, puthje, lethatimet e kalamajve të vegjël. Duhet të fillojmë një epokë të re, duhte të qytetërohemi dhe kulturohemi”, tregon Brati.
Për kujdesin personal, por edhe atë kolektiv, mjekja mikrobiologe tregon se çdo gjë nis nga vetja. Kështu nëse ne jemi jashtë dhe nuk kemi mundësi të lajmë duart rregullisht me ujë dhe sapun , t’i dezinfektojmë ato për të larguar bakteret apo viruset me të cilat mund të kemi rënë në kontak më parë.
Megjithatë, sipas mjekes uji me sapun është ideali.
“Uji me sapun është ideali dhe më i miri. Uroj që kësaj radhe shqiptarët ta kenë kuptuar vlerën e ujit dhe sapunit.”
Disa nga sugjerimet e mjekes Blerta Brati janë:
-Të moshuart të dalin me orare
-Supermarketet të hapen me orare të ndryhshme, të kishim një grafik
-Kafet të mos hapen të gjitha njëkohësisht
-Jo takime, grumbullime në ritet fetare, koncertet
-Respektimi i radhës
-Duhet të hiqen vizitat familjare
No comments:
Post a Comment