Tuesday, August 11, 2020

Humb 6 kg për 3 javë/ Ja problemet shëndetësore që ka Nora Malaj nga COVID-19

Gazetare: Klevisa GJIKA

Fatmirësisht, Nora Malaj ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ish-deputetja e LSI-së.

Megjithatë, Malaj është dobësuar ndjeshëm. Në 3 javë luftë me virusin ajo ka humbur 6 kilogramë. Për fat të keq COVID-19 nuk ka krijuar vetëm ndryshime drastike në pamje. Koronavirusi i ka lënë probleme edhe në shikim dhe në rrugët urinare.

Ish-deputetja pranoi se edhe bashkëshorti i saj u prek nga virusi SARS COV-2.

“E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti. Djersinim pafund të dy. Kam marrë hollues gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare. Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve”, tregoi ajo.

 

No comments:

Post a Comment