Gazetare: Klevisa GJIKA
Dje bëri bujë vaksina e parë anti-covid e prodhuar nga rusët. Por sa efektive është ajo dhe sa mund t’i besojmë?
Agjencia e lajmeve ruse shkruan se vaksina e quajtur Sputnik V jep efekte anësore. Kjo e dhënë shqetësuse përforcohet me faktin se vaksina është testuar në vetëm 38 persona.
Dy efektet anësore të konstatuara deri tani janë: dhimbje dhe enjtje të trupit.
Edhe pse Putin thekson se vaksina ka kaluar të gjitha testet e nevojshme, por kjo rrëzohet sipas mediave ruse. Në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim thuhet se ‘nuk janë kryer studime klinike për të studiuar efektivitetin epidemiologjik’.
Duket se Rusia dëshiron të kryesojë në arenën ndërkombëtare në aspektin shkecor. Prodhimi dhe nxjerrja e ‘Sputnik V’, pas pak kohësh studimesh, e pohon dhe përforcon akoma më shumë këtë fakt./Daily Mail
No comments:
Post a Comment