Gazetare: Klevisa GJIKA
Vazhdimi i kimioterapisë tek pacientët me kancer të infektuar me COVID-19, nuk përbën rrezik për shëndetin.
Hulumtimet e bëra në lidhje me këtë çështje tregojnë se përdorimi i ilaçit hidroksiklorokin duket se do jetë efektiv tek disa pacientë, gjë që nënkupton se trajtimi i këtyre personave nuk ka pse të ndalohet, por përkundrazi duhet të vazhdojë sepse mund të sjellë përfitime.
Nga studimet e kryera rezulton se nga 890 pacientë të infektuar me kancer në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Gjermani, mund të ndihmojnë në identifikimin se kush është më i rrezikuar nga koronavirusi. Përfundimet tregojnë se pacientët me kancer të gjirit kishin gjysmën e nivelit të vdekjes së pacientëve të tjerë.
Pjesë e kërkimeve ishin 19 spitale të ndryshme në të gjithë Evropën. Drejtues të këtij studimi ishin nga Imperial College në Londër dhe prirja e tyre është të hetojnë pse pacientët me kancer në Mbretërinë e Bashkuar me COVID-19 kishin më shumë të ngjarë të vdisnin sesa në vendet e tjera./BBC
No comments:
Post a Comment