Italia nis testimin e vaksinës kundër Covid-19 tek njerëzit, duke u bërë vendi i radhës që i bashkohet garës ndërkombëtare me kohën kundër koronavirusit.
Doza e parë e preparatit provë iu injektua një vullnetareje 50-vjeçare, e cila është pjesë e një ekipi prej 4 mijë personash që do t’u nënshtrohen testeve gjatë javëve në vijim nga ekspertët e sëmundjeve infektimeve në institutin Spallanzani të Romës.
“Pacienti i parë monitorohet sot për 4 orë e më pas shkon në shtëpi. Më pas, do të mbahet nën mbikëqyrje për 12 javët e ardhshme”.
Nëse eksperimentet shkojnë sipas parashikimeve, vaksina do të jetë gati pranverën e vitit të ardhshëm. Vullnetarët janë ndarë në grupe me nga 2 grupmosha. 45 grupe i përkasin moshave nga 18 deri 55 vjeç dhe po aq janë të moshave mbi 65 vjeç. Pjesëtarëve të këtyre grupeve u jepen doza me sasi të ndryshme për të parë efektet që jep injeksioni. Testimi kryet në bashkëpunim me spitalet infektive në qytete të ndryshme të Italisë.
Vaksina anti-Covid që po zhvillohet nga instituti Spallanzani është krejtësisht italiane. Një tjetër ekip ekspertësh italianë të një laboratori farmaceutik në qytezën e Pomecias në jug të Romës janë përfshirë po ashtu edhe në një tjetër vaksinë që po zhvillohet nga universiteti i Oksfordit në Britaninë e Madhe.
Disa vende të botës janë duke testuar tek njerëzit vaksinat anti-Covid, ku në fazat më të përparuara janë vende si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe e Kina. Ndërsa Moska pretendon se e ka gati të parën vaksinë anti-Covid.
No comments:
Post a Comment