Gazetare: Klevisa GJIKA
Situata vazhdon të mbetet problematike në pikën kufitare të Kakavijës. Radha e maqkinave ka shkuar deri në 12 km, nisur nga vendimi i fundit i qeverisë greke për ndalimin e kalimit nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Masa e marrë nga pala greke ka për qëllim të pengojë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, mirëpo akt i miratuar nga shteti fqinj ka krijuar radhë të gjata dhe grumbullime njerëzish për bërjen e tamponit.
Pas ndryshimit të masave anti-covid për pikën kufitare të Kakavijës dhe të Kapshticës puna do të vijojë vetëm gjatë ditës. Kujtojmë se pas datës 16 gusht, çdo person që do të dojë të hyjë në territorin grek duhet të vetëkarantinohet për një javë.
No comments:
Post a Comment