Një mjeke në Berat rezulton e infektuar me COVID-19. Ajo është një nga dy rastet e reja të konfirmuara pozitive ditën e djeshme me koronavirus.
Sipas të dhënave të deritanishme, mjekja e Beratit ishte e sëmurë prej 5 ditësh dhe simptomat ishin të dallueshme. Mësohet se ajo është alergologe.
Pas evidentimit të këtij rasti, janë marrë masat edhe për bluzat e tjera të bardha në repartin ku mjekja e infektuar bën pjesë.
No comments:
Post a Comment