Thursday, August 13, 2020

Ja kur premton Gjermania se do ketë gati vaksinën anti-covid

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka njoftuar se pret që në muajt e ardhshëm, apo në përfundim të vitit të ardhshëm pritet  të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19.

Më 12 gusht, agjencia e shëndetit publik në Gjermani fillimisht publikoi një raport në të cilin shpjegohej se në vjeshtë do të ketë një vaksinë por, më pas, dokumenti u fshi nga faqja e internetit e Institutit Robert Koch (RKI).

Instituti tha se dokumenti nuk ishte i përditësuar dhe ishte botuar gabimisht, shkruan Reuters.

“Unë jam optimist se në muajt e ardhshëm, dhe sigurisht  vitin e ardhshëm, mund të ketë një vaksinë”,  tha Spahn për televizionin gjerman ZDF.

Spahn nuk pranoi të caktojë një datë specifike se kur vaksina do të ishte e gatshme, duke thënë se akoma nuk është e mundur të përcaktohej se sa shpesh njerëzit kanë nevojë të vaksinoheshin ose sa do të zgjaste imuniteti nga ajo vaksinë.

“Por, një gjë që mund të themi është se falë të gjithë neve që punojmë së bashku – studiuesve, shkencëtarëve, publikut – me siguri do të kemi një vaksinë më shpejt se kurrë më parë në historinë e njerëzimit”, tha ministri gjerman.

Ndërkohë Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se Rusia ishte bërë vendi i parë që ka miratuar një vaksinë ndaj COVID-19.

Po ashtu Spahn përsëriti dyshimet e tij për atë vaksinë, të quajtur “Sputnik V”, duke thënë se kishte pak të dhëna për të.

Sakaq të enjten në Gjermani janë regjistruar 1.445 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 219.964.

Instituti Robert Koch (RKI) raportoi se janë shënuar edhe katër vdekje. Deri më tani, në Gjermani nga COVID-19, kanë humbur jetën 9.211 persona./REL

 

No comments:

Post a Comment