Gazetare: Klevisa GJIKA
Puna e mjekëve të familjes vihet në dyshim nga mjeku Infeksionist në QSUT, Petrit Gjorgji. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus” ai kërkoi që mjekët të jenë më këmbëngulës, të trajtojnë rastet sepse do rrezikojmë një përhapje massive të të infekturve.
“Më duket sikur mjekët e familjes nuk i ndjekin rastet. Një mjek familjeje duhet ta dijë hartën e vet, se sa pacientë ka në zonë të prekur. Ka pengesa sepse një pjesë nuk tregojnë dhe rrinë në shtëpi”, tregon ai.
Sipas tij mjekët duhet të ndihmojnë njëri – tjetrin:
“Mjeku i familjes të jetë pak më aktiv që ta ndihmojë epidemiologun apo specialistin e sistemit shëndetësor, sepse ashtu vazhdon baza e mjekimi. 127-a të mos bëjë vetëm telefonata ‘Pi paracetamol, pi këtë, pi atë’. Le ta vlerësojë rastin, pasi kur vijnë në grahma të fundit vdesin rrugës sepse nuk përballojën dot.”
Gjorgji kërkon që mjekët e familjes të informojnë qytetarët edhe përmes rrjeteve sociale. Ai thekson se nëse këta mjekë insistojnë në bërjen e tamponit situata do jetë shumë më mirë.
“Nuk e di pse janë kaq të mpirë mjekët e familjes. Edhe në rrjetet sociale duhet të japin informacione. Duhet të këmbënguin te epidemiologët se kam X, Y të sëmurë dhe të kërkojë urgjent tampon nëse ka zonën e infektuar. Pra duhet “të trashin zërin”, ta bëjnë me insistim. Nëse mjeku i familjes nuk merr informacione, të gjithë do flenë mbi dafina. Do dalin pak raste nëpër raste nëpër rrethe dhe në fakt testohen 3% e rasteve”, shprehet mjeku infeksionist.
Gjatë bisedës së zhvilluar në lidhje me punën aktuale në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme, ai jep një shembull dhe disa sugjerime për të përmirësuar ecurinë e virusit famëkeq.
“Unë kam rast që i kam kërkuar mjekut të familjes dhe më thotë se kam pengesë që të më vijë epidemiologu. Më thotë nuk vij dot, jam shumë i ngarkuar. Nëse vjen pas dy javësh për të ëbrë tamponin, nuk më duhet tampon më se del negativ dhe quhet fallso. Pastaj është edhe pjesa tjetër. E merr tamponin, e lë 2-3 ditë dhe del negativ. Nuk e di pse nuk shtohen laboratorët. Pse mos të futet spitali amerikan dhe spitalet e tjera. “
No comments:
Post a Comment