Gazetare: Klevisa GJIKA
Të infektuarit me COVID-19 që ndodhen aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” marrin vazhdimisht ndërresa dhe ushqime nga të afërmit. Mirëpo, nga ato që folën për gazetën “Shëndeti Plus”, pak pohojnë se nuk i dërgojnë ushqim të afërmit të tyre në spitalin COVID-2. Pjesa tjetër dominuese, tregon se ushqimi është kryesor.
Një djalë i ri tregon se i dërgon vetëm ujë:
“Po i çoj vetëm ujë, ushqimin e kanë perfekt. “
Më tej ai tregon se është dakord me vendimin e qeverisë për shmangien e kontaktit me pacinetët e infektuar për dhënien e qeseve me rroba, ujë apo ushqime.
“Është masa më e duhur që t’i dërgojmë qeset në këtë mënyrë. I dorëzon dhe s’ke kontakt”, thekson ai.
Edhe një tjetër qytetar është tejet i kënaqur me shërbimin në spital. Ai tregon se e ka mbajtur edhe në shtëpi familjarin e infektuar dhe është përpjekur ta ndihmojë që ta kalojë sa më shpejt, por trajtimin spitalor e ngre në piedestal, duke u shprehur:
“Ia kanë dhënë shërbimin, po përmirësohet. Jam super i kënaqur që e solla këtu sesa ta mbaja në shtëpi. E mbajtëm ca ditë në shtëpi , por nuk i bëhej trajtimi si këtu.”
I pyetur nëse është më mirë në spital, ai shprehet: “Absolutisht po!”
No comments:
Post a Comment