Wednesday, August 19, 2020

Irena Kurti: Kemi 10-fish punë, është shumë e lodhshme. Kontaktoj me pacientin, ç’më duhen mua rrjetet sociale

Gazetare: Klevisa GJIKA

Mjekët e familjes janë kontakti i parë për personat që kërkojnë ndihmë mjekësore. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, mjekja e familjes në qendrën Shëndetësore nr. 9 në Tiranë shprehet se puna në këto kohë pandemie është shumë e lodhshme.

“Është një periudhë shumë e lodhshme. Telefoni gjithë ditën pa pushim. Kemi qenë me pushime një javë dhe atje kemi qenë të detyruar të deklarojmë çdo gjë. Gjatë gjithë kohës pacientët e kanë transmetuar tek ne stresin. Edhe ne stresohemi kur stresohen ata. Me pacientët që i njohim e kemi përjetuar keq. Jemi shumë të ndjeshëm.”

Pas deklaratës së mjekut infeksionist në QSUT, Petrit Gjorgji, se mjekët e familjët nuk janë aktivë dhe nuk janë këmbëgulës, mjekja Kurti shprehet kështu:

“Ne kemi grupin tonë të kontaktit, të cilit drejtori i ka vënë emrin “COVID” dhe aty deklarojmë çdo gjë dhe këmbëngulim. Psh:. ja mesazhi që ka shkruar një nga koleget e mia-‘Ju lutem sa më shpejt tamponin’. Ky grup funksionon 24 orë. Nuk jam dakord me kolegët që dëgjoj. Puna jonë ka qenë mëse maksimale, më shumë se kurrë. Kemi 10-fish punë se sa në një periudhë të zakonshme, në kuptimin e kontaktimit me pacintët. Me një pacient ne flasim mbi 10 herë në ditë. Edhe ata marrin, dhe ne i marrim çdo ditë”, thekson ajo për “akuzën” ndaj mjekëve të familjes.

Në lidhje me sugjerimin e bërë nga mjeku Gjorgji për përdorimin e rrjeteve sociale për të dhënë informacion, ajo tregon se nuk kanë çfarë i duhen rrjetet sociale në një kohë kur kontaktin e ka direkt me pacientin.

Gazeta “Shëndeti Plus” disponon të dhëna se si funksionon komunikimi mes bluzave të bardha në lidhje me raportimin e personave të dyshuar me COVID-19. Bashkëngjitur emrit të pacientit, shkruhet adresa dhe simptomat përkatëse.

Në lidhje me sugjerimin e bërë nga mjeku Gjorgji për përdorimin e rrjeteve sociale për të dhënë informacion, ajo tregon se nuk kanë çfarë i duhen rrjetet sociale në një kohë kur kontaktin e ka direkt me pacientin.

“Ne s’do rrimë gjithë ditën në rrjetet sociale. Unë përderisa kontaktoj me pacientin, s’ka ça më duhen mua rrjetet sociale. S’kam shumë akses në rrjetet sociale, unë komunikoj direkt me pacinetin. Aq shumë promocion është bërë nga shumë personel mjekësor, sa…”

E pyetur nëse do donte të përmirësohej diçka për punën e bluzave të bardha, ajo shprehet se gjithmonë ka vend për përmirësim, por brenda mundësive është menaxhuar mirë.

Por a janë të kënaqur sipas saj pacientët?

“Gjithmonë ka pakënaqësi. Çdo gjë është relative.”

Mjekja e familjes, Irena Kurti, tregon se kurba e kërkesave për shërbim mjekësor nuk ka ndryshuar. Vetëm këshillat dhe kontaktet kanë qenë të shumta përmes telefonit. Numri i atyre që kanë kërkuar këshillë ka qenë më i lartë.

Ajo këshillon:

  • Kontaktet me ne mos i humbisni asnjëherë;
  • Jini të kujdeshëm në zbatimin e rregullave;
  • Na dëgjoni fjalën kur ju themi të bëni këtë, të bëni atë sepse shumë herë i neglizhoheni.

No comments:

Post a Comment