Gazetare: Klevisa GJIKA
Ernest Jusufi, drejtori i birrës Peja, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari Adriatik Kelmendi përmes një postimi në rrjetin social facebook.
“Ernest Jusufi, një afarist shembullor dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, shkruan Kelmendi.
Kujtojmë se Ernest Jusufi ka qenë i shtruar në spitalin Infektiv në Shkup pasi u konfirmua i prekur me COVID-19. Për fat të keq, gjendja e tij shëndetësore u rëndua një ditë më parë dhe ai nuk mundi ta fitojë betejën me COVID-19.
No comments:
Post a Comment