Saturday, August 15, 2020

Kërkesa e infermierëve në Kosovë: Pse nuk kemi të drejtë page shtesë?

PSE NUK KEMI TË DREJTË NË PAGESË SHTESË ?!…

Unë punoj 12 orë.
Me këtë uniformë.
Në këtë vapë.
Me shpinë e duar të djersitura.
Më mburojë të mjegulluar, e nganjëherë me doreza të mëdha (sa veç falë përvojës 20 vjeçare nuk i dështoj venat, se përndryshe puna është mjaft e vështirë).
– Unë punoj në dhomën e infuzioneve (mbi 50 infuzione i kryejme brenda orarit me kolegën time)
– Unë, punoj me pacientë me COVID-19.
– Unë, punoj me pacientë që kanë simptome por nuk ju bëhet testi.
– Unë, punoj me pacientë që kanë probleme tjera shëndetësore.
– Unë punoj me shtatëzëna.
– Unë punoj me lehona.
– Unë bëj vizita virtuale me gra që kanë nevojë për këshilla.
Është Pandemi.
Është e natyrshme që kemi mbingarkesë, kemi kolegë të infektuar.
E përballojmë punën, POR s’e përballojmë DISKRIMINIMIN.
Punojmë të uniformuar kështu, për t’u mbrojtur nga ky virus vrastar që çdo ditë po mer jetë.
Ne mbrohemi, jo për vetën tonë, sepse më me dëshirë do të luftonim me të, nëse edhe me jetë, sepse jemi stërlodhur nga kjo uniformë e djerësitur.
Ne mbrohemi, për t’i mbrojtur prindërit tanë, që nuk mund t’ju ofrohemi, por, vetëm ju buzëqeshim nga distanca.
Për t’i mbrojtur fëmijët tanë, që u kemi ndaluar përqafimet, e ata buzëvarur po vuajnë në heshtje.
Ne mbrohemi për t’i mbrojtur të tjerët rreth nesh.
Unë nuk jam vet, jam njëra ndër ato.

Jam si gjithê të tjerët që çdo ditë përballën me virusit vrastar, dhe që diskriminohen injorohen dhe nuk vlerësohet puna e tyre.

No comments:

Post a Comment