Gazetare: Klevisa GJIKA
Rusia ka regjistruar vaksinën e parë anti-covid. Sputnik V është emri i kësaj vaksine që konsiderohet si e para në botë ndaj koronavirusit. Ehe pse shkencëtarë dhe studiues të shumtë janë shprehur se një vaksinë e tillë kërkon shumë kohë të prodhohet, shteti rus duket se ia ka dalë. Por sa efektive është kjo e fundit?
Vetë presidenti rus Vladimir Putin shprehet se vaksina e jep efektin shumë shpejt. Për këtë ai ka treguar rastin e vajzës së tij që fillimisht ka pasur temperaturë pas marrjes së vaksinës, por më pas kjo ka kaluar shpejt.
“Një nga vajzat e mia e bëri vaksinën. U bë pjesë e eksperimentit. Pas vaksinimit e pati temperaturën 38, të nesërmen 37, dhe pastaj i kaloi. Ajo ndihet mirë dhe ka një numër të lartë antitrupash”, tha Putin, pa specifikuar se cila prej vajzave e kishte bërë vaksinën”, thotë Putin.
Efektiviteti i kësaj vaksine mendohet se do jetë deri në dy vjet. Përfaqësues të sistemit shëndetësor rus tregojnë se imuniteti do të mbrohet përmes kësaj vaksine deri në vitin 2022. Të parët që do vaksinohen janë vetë stafi mjekësor, mësuesit dhe grupet e tjera të rrezikuara.
Testimi i vaksinës u bë me 76 vullnetarë që e morën vaksinën në dy forma: në formë të lëngshme dhe në formë pluhuri. / DW
No comments:
Post a Comment