Mëngjesin e sotëm u raportua për një lajm tragjik për një të ri që u vetëhodh nga kati i 3-të në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Pas konstatimeve të bëra, zbulohet se 29-vjeçari është i biri i stilistes së njohur në Durrës, Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr. 2 Leonard Koça.
I riu ndodhej në spital prej 7 ditësh dhe ishte drejt shërimit. E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda pak çastesh. Infermierja ka shkuar në dhomën e tij për t’i bërë injeksionin, por është larguar për të marrë një tjetër medikament që s’e kishte me vete.
Në atë moment i riu është ngritur nga krevati dhe është hedhur nga dritarja. Kur infermierja është kthyer, ajo s’e ka gjetur pacientin në dhomë.
No comments:
Post a Comment