Gazetare: Klevisa GJIKA
Të dhënat e treguesve demografikë për tre-mujorin e dytë të këtij viti mund të mos reflektojnë realitetin. Instituti i Statistikave tregon se për shkak të COVID-19 mund të mos jenë bërë regjistrimet apo ç’regjistrimet në kohë.
Referuar statistikave të INSTAT, numri i lindjeve për periudhën prill-qeshor është 6 124, shifër kjo që shënon një rënie prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe numri i vdekjeve ka pësuar rënie. Bazuar në të dhënat e publikuara, vdekjet e raportuara kanë rënë me 3.1%.
Megjithatë, raporti lindje-vdekje është pozitiv. Ka 1 135 lindje më shumë se vdekje. Përsa i përket shtimit natyror gjatë kësaj periudhe 3-mujore, vihet re se në krye të listës me lindjet më të mëdha në numër është Tirana. Edhe në Dibër dhe Durrës lindjet ishin të mëdha dhe dominuese ndaj vdekshmërisë.
Fatkeqësisht, situata përmbyset për Korçën, Shkodrën dhe Vlorën, ku numri i vdekjeve rezulton mbizotërues ndaj lindjeve.
Tirana kryeson me numrin e vdekjeve në vend gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2020, ndërsa Gjirokastra renditet e fundit për numrin e vdekjeve gjatë këtij afati kohor.
http://www.instat.gov.al/media/7346/treguesit-demografik-t2-2020.pdf
No comments:
Post a Comment