Gazetare: Klevisa GJIKA
Situata e krijuar nga koronavirusi është shoqëruar me frikë, stres dhe ankth të vazhdueshëm për të ditur se si do vijojë gjithë kjo rrëmujë e krijuar nga COVID-19. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, Jonida Haxhiu, specialiste për Shëndetin Mendor në ISHP tregon se kemi të bëjmë me një normalitet të ri, me të cilin duhet të adaptohemi. Ja çfarë sugjeron ajo:
“Hapi kryesor është përzgjedhja dhe selektimi i informacionit, pra duhet të marrim vetëm informacione që vijnë nga site-e zyrtare.Të mundohemi të shmangim të dhënat e pakonfirmuara dhe që shpeshherë për të thithur një numër lexues dhe klikimesh, sajojnë edhe informacione të paqena që shkaktojnë stres, ankth dhe gjëra të tilla.
Mënyra tjetër është të kuptuarit që parandalimi është në dorën e secilit prej nesh. Duhet të jemi me këmbë në Tokë që të ndalojmë sa më shuëm të jetë e mundur infektimin e vetes dhe të të afërmve, familjarëve. Nëse secili bën këtë gjë atëherë lehtësohet goxha. Edhe pse janë thënë masa të tilla, vëmë re se nuk i respektojnë. Respektimi i masave është kyçi për lehtësimin e stresit.
Stresi shpeshherë lidhet edhe me ndjenjën e fajit. Shumë persona që përjetojnë stres nuk respektojnë edhe masat parandaluese që e cojnë në këtë fazë. Nëse do ishim të kujdeshëm për respektimin e masave parandaluese, edhe niveli i stresit do ishte në nivele më të kontrolluara.
Kjo situatë na kërkon secilit prej nesh që të mësohemi dhe të përshtatemi dhe kjo përshtatje ka të bëjë me zbatimin e rregullave dhe kërkesave për paradalimin e sëmundjes. Pra, është një normalitet i ri i përshtatjes me parandalimin kundrejt COVID-19 në të gjitha aspektet e jetës. Kjo është këshilla kryesore nga ekspertë të shëndetit mendor, pra të mundohemi të përshtatemi. Stresi do reduktohet nëse secili prej nesh bën maksimumin për t’u kujdesur, për të parandaluar këtë infeksion.”
Sipas Haxhiut, është e rëndësishme marrja e informacionit, por në mënyrë efektive dhe jo të tepruar. Ajo shprehet:
“Informacionet që marrim varen nga vetë individi. Ne jemi kontaktuar nga shumë individë që stresohen apo e përjetojnë marrjen e informacionit si shumë stresues. Ata që streson apo shqetësohen nga lajmet, marrja e informacionit në lidhje me numrin e të infektuarve apo të personave që humbin jetën, duhet të kufizohen nga marrja e këtyre informacioneve. Por nuk duhet ta mbingarkojmë dhe stresojmë veten me informacione që nuk janë të nevojshme, të tepruara, që nuk vijnë nga burime zyrtare, por që shtojnë stresin, ankthin për shkak të pavërtetësisë, të mungsës së saktësisë të informacionit që përcjellin. Pikërisht, e rëndësishme është që për informacionet që marrim të bazohemi vetëm në faqet zyrtare dhe pastaj nisur nga individi të kufizojmë edhe kohën apo sasinë e informacionit që ne marrim, pra të përqendrohemi vetëm te informacioni bazë dhe të mundohemi të shmangim informacionin e tepërt.”
Po tek të tjerët sa ankth krijojmë me informacionet që përcjellim?
“Kjo duhet parë në përthuthje me personin që kemi përballë. Personat që janë të brishtë ndaj stresit, ankthit apo probleme të shëndetit mendor duhet t’i kemi më shumë në konsideratë për shkak të stresit apo ankthit që përjeton dhënia e informacionit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për informacionin që japim, kujt ia japim, për kohën që e japim këtë informacion duke patur parasysh personin që kemi përballë”, thekson specialistja.
No comments:
Post a Comment