Gazetari Erjon Skëndaj jep detaje për lajmin tragjik të mëngjesit të sotëm, ku një pacient në kushte të rënda psikologjike u hodh nga kati i tretë i spitalit COVID 2 ku ndodhej të paktën prej një jave.
“Ai trajtohej me shumë pak oksigjen, 3-4 litra, pra në minimunimin e mundshëm të oksigjenimit të pacientëve. Ishte një pacient që po dilte nga spitali dhe ende nuk dimë arsyet e vërteta se pse ky 29-vjeçar i cili nuk kishte komplikacione të tjera është shtyrë drejt vetëvrasjes. Pacienti ka qenë duke marrë mjekimin në momentin kur ka ndodhur ngjarje. I është bërë një injeksion dhe do të merrte sasinë e serumit”, raportoi Skëndaj.
Policia pranon në komunikatë se 29-vjeçari me inicialet Xh.K. është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit. Ai ishte shtruar rreth 7 ditë më parë nga spitali.
No comments:
Post a Comment