Gazetare: Klevisa GJIKA
Bërja e tamponit është mënyra e vetme për të parë nëse je apo jo i infektuar. Nisur nga testi i COVID-19 identifikohen dhe rastet pozitive apo negative, në bazë të të cilave ofrohet edhe shërbimi mjekësor. Në rastin e parë, pra kur tamponi rezulton pozitiv, shtrimet në spitalin COVID-1 ose në spitalin COVID-2 janë të pamshmangshme.
Po çfarë ndodh me të afërmit e të infektuarve? A e bëjnë ata tamponin dhe sa siguri kanë për jetën e tyre në një kohë kur jetonin me një person të infektuar në një shtëpi?
Në komunikimet me qytetarët pranë spitalit Infektiv në QSUT, në lidhje me bërjen e testit të koronavirusit, përgjigjet ishin të gjitha negative. Asnjë prej tyre nuk e kishte bërë tamponin dhe pohimet e tyre kalonin nga një person tek tjetri.
“As nuk na e kanë bërë fare. Kur të jepni shenja të virusit do e bëni na kanë thënë. Kshu na kanë thënë. Ça të kërkoj unë për tampon, unë jam çoban unë s’di gjë fare. S’kemi bërë tampon”, thotë një qytetar
“Këtu s’po na japin informacion si është i sëmuri dhe jo më të na bëjnë tampon. Del koordinatori e thotë do ju kontakojë mjeku, del mjeku na thotë do ju kontaktojë koordinatori. Se si është i sëmuri nuk merret vesh… e po na bëjnë tampon”, tregon një tjetër.
“Të merremi me të sëmurin njëherë, ikni te shpia na thanë, për Zotin”, zotohet një qytetare pasi u pyet nëse e ka bërë apo jo tamponin pas regjistrimit të të afërmit të saj pozitiv me COVID-19.
“Se kam bërë akoma. S’kemi asnjë informacion. Edhe vetë s’ia kemi kërkuar ta bëjmë. Asnjë nga familjarët s’e ka bërë”, shton një tjetër.
Për shumë familjarë, rëndësi ka shëndeti i personave që po dergjen në shtretërit e spitalit Infektiv”
“Djali e ka bërë tamonin ka rezultuar pozitiv. Unë shyqyr Zotit skam gjë. Nuk jam marrë me këtë. Jam marrë me çunin.”
“S’e kemi kërkuar kërrkund. Nëna pati probleme, e sollëm këtu. Erdhën e morën nënën dhe as nuk na kanë thënë për tampon, as i kemi thënë. Nuk merret vesh në Shqipëri ça bëhet.Këtu thonë që bëhet me lekë, shko te privati. Ska asnjë interes shteti që duhet me e ba, se kshu është si rregullore.”
No comments:
Post a Comment