Gazetare: Klevisa GJIKA
Misteret rreth infektimit nga virusi SARS COV-2 janë të shumta. Një prej tyre konsiston në eksperiencën që secili prej nesh ka në të shkuarën shëndetësorë. Pra, në medikamentet që ne kemi marrë, në kurat e dhëna nga mjeku, si dhe nga vaksinat që kemi bërë.
Sipas specialistit për sëmundjet infektive, Endriu Badley, duhet parë me kujdes nëse një i infektuar ka bërë më para vaksina të pneumokokit, gripit, hepatitit apo të tjera për të parë ndikimin e tyre në situatën aktuale shëndetësore që ka krijuar koronavirusi.
“Kur shohim elementët e sëmundjes së Covid-it, ne shohim se njerëz që kanë patur më parë vaksinime për pneumokok, grip, hepatit etj, duket se janë më pak të rrezikuar të preken nga koronavirusi”, thotë Endriu Badley.
Nuk ka prova vendimtare se ndonjë nga vaksinat e mëparshme rrit imunitetin kundër Covid-19. / CNN
No comments:
Post a Comment