Gazetare: Klevisa GJIKA
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka postuar ditën e sotme një video nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur si COVID-2. Në pamje duken disa persona të intubuar që rënkojnë si pasojë e dhimbjeve që koronavirusi i ka shkaktuar.
Pacientët në gjendje të intubuar shihen nën kujdesin e mjekut. Tek personat e lidhur me oksigjen, fatkeqësisht vihet re se ka edhe të rinj mes tyre.
Ogerta Manastirliu bashkëngjitur videos shkruan:
“SPITALI “Shefqet Ndroqi” PA KOMENT!
Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve #COVID19”
Edhe shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Silvana Bala apelon që të bëhet kujdes dhe thekson se kjo situatë është shumë e rëndë:
“Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë, është shumë e vështirë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën.”
No comments:
Post a Comment