Sunday, August 9, 2020

6 viktima dhe 136 raste të reja nga Covid

6 humbje të tjera jete gjatë 24 orëve të fundit e kanë çuar në 199 numrin total të viktimave nga koronavirusi. Mes tyre humbi jetën edhe skulptori Arben Bajo, i cili ndodhej në gjendje të rëndë prej disa ditësh.

“Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53 vjeçar nga Tirana. Gjithashtu dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra”.

Edhe rastet e reja më Covid-19 vijojnë të jenë të larta. Nga 561 testime në 24 orët e fundit janë konfirmuar 136 persona të prekur nga virusi, një pjesë e të cilëve janë infektuar gjatë ceremonive festive dhe mortore.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh”.

Shqetësuese mbetet situata në të dy spitalet Covid, ku po trajtohen 112 pacientë, 18 në terapi intensive, 3 të intubuar. Aktualisht janë 6411 raste pozitive me koronavirus në të gjithë vendin, nga të cilët 2870 janë aktive.

No comments:

Post a Comment