Tuesday, August 4, 2020

ISHP: Zjarret në pyje, rrezik për mjedisin dhe shëndetin

Gazetare: Klevisa GJIKA

Pemë shekullore po bëhen shkrumb e hi në Gramsh, kurora e gjelbër e Semanit dhe Rubikut është përfshirë nga flakët prej disa ditësh, varrezat e fshatit dhe banesat përreth tyrë në Fushë-Krujë janë nën rrezikun e përhapjes së flakëve. Aktualisht, kjo është situata në vendin tonë në këto ditë të nxehta vere.

Nuk mungojnë aludimet se vatrat e zjarrit janë të qëllimshme. Për këtë, Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që të bëhet kujdes. Në një postim në rrjetin social facebook, shkruhet:

“Zjarret dëmtojnë pyjet, bimësinë dhe mjedisin duke rrezikuar seriozisht jetën tonë.

  • Mosshuarja e cigares është shkaktari më i madh i zjarreve në pyje.
  • Asnjëherë mos e hidhni atë nga vetura kur jeni në lëvizje.
  • Shuani gjithnjë bishtat e cigares.”

Kujtojmë se deri tani flakët kanë përpirë 20 hektarë pyje e shkurre në Seman dhe Rubik, dhjetëra hektarë pyje, pisha, pemë shekullore në Gramsh dhe 5 hektarë e pyllëzuar me pemë të ndryshme dhe shkurre në Kullasë të Fushë-Krujës.

 

No comments:

Post a Comment