Sunday, August 2, 2020

Koronavirusi në Shqipëri, 5 humbje jete dhe 123 raste të reja

Ministra e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga koronavirusi janë shënuar 5 humbje jete.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin. / Opinion.al

COVID-19 – Statistika (2 Gusht 2020)

Testime totale 42183
Raste pozitive 5519
Raste të shëruara 3018
Raste Aktive 2335
Humbje jete 166 (Qarku Tiranë 85, Shkodër 27, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

No comments:

Post a Comment