Friday, August 7, 2020

Mjekja apelon: Vetëm kështu mund ta mundim virusin që ka pushtuar botën

Gazetare: Klevisa GJIKA

Mjekja Esi Duka u bën thirrje të gjithëve që të bëjnë kujdes. Përmes një videoje të shprëndarë nga ministrja Ogerta Manastirliu, mjekja në fjalë kërkon mbajtjen e maskës, distancën dhe ruajtjen e higjienës personale.

“Ajo që dua t’u them unë qytetarëve është respektimi i tre masave kryesore: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës 2 metra nga njëri-tjetri dhe ruajtja e higjienës personale. Duke zbatuar me rigorozitet këto tre mesa, ne shpresojmë t’ia dalim përballë këtij virusi që po gjunjëzon gjithë botën”, u shpreh mjekja.

Bashkëngjitur videos, Manastirliu shkroi:

Dëgjoni mesazhin e Dr. Esi Duka e cila u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat e vendosura dhe të gjithë së bashku t’ia dalim kundër këtij virusi që po gjunjëzon mbarë botën  #RespektoRregullat↔🧼 Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit #COVID19”

No comments:

Post a Comment