Friday, August 7, 2020

Mjeku Artan Koni: Në Shqipëri nuk hapen më spitale Covid se nuk kemi më mjekë

Gazetare: Klevisa GJIKA

Keqmenaxhimi i situatës së krijuar nga COVID-19 nga autoritetet shqiptare është kryefjala e shkrimit të mjekut urolog Artan Koni. Në një postim në rrjetin social facebook ai ka reaguar për gjurmimin, testimin e rasteve pozitive dhe hapjen e spitaleve të tjera COVID.

Sipas tij, nuk ka staf të mjaftueshëm shëndetësor për hapjen e COVID-3 dhe COVID-4.

“Spitalet COVID nuk kane gjene me te rendesishme: burimet njerezore. Cdo dite e me shume po kuptojme me sa pak personel perpiqen te funksionojne keto spitale. Kemi mjeke e infermiere te sfilitur te cilet punojne si gladiatore per te perballuar pavionet plot.

Llogjikisht, spitalet 3 dhe 4 te cilat u lancuan me aq buje e krenari nga ministria, nuk futen ne pune pikerisht per kete arsye: mungesa e burimeve njerezore. Nese nuk do kete masa inkurajuese e lehtesuese per punen e personelit mjekesor, patjeter qe mungesa e tyre do vije duke u rritur.”, shkruan Koni.

Mjeku urolog sugjeron të ndiqen disa hapa për përmirësimin e situatës. Ai rendit:

1- do rriten fondet per menaxhimin e pandemise, sepse pa para nuk shton dot as teste e as bazen materiale te nevojshme. Ka shume koncesione jo te domosdoshme te cilet mund te anullohen. Nese nuk eshte primare shendeti publik, cfare eshte, perfitimi i atyre qe kur semuren vete ikin me charter?
2- do rritet numri i shtreterve dhe personeli ne dispozicion. Per kete do duheshin perseri para, jo vetem per te plotesuar bazen materiale, por edhe per t’ia bere me te lehte personelit mjekesor barren e kesaj pandemie.

3- do aktivizohen mjeket e familjes. Aktivizim nuk do te thote qe ata thjesht te vizitojne, por te ndjekin pacientet e nje zone te caktuar duke vendosur kujt duhet t’i behet tamponi, cili pacient ka nevoje per t’u shtruar ne spital, etj etj. Patjeter qe mjeket e familjes do kerkonin shume me shume teste ne rang republike, teste te cilat do bliheshin me leket e koncesioneve…por nje zone e vogel diku ndiqet me mire nga mjeku lokal, se sa nga zyrtaret e ISHP-se ne Tirane.

4- te futen spitalet rajonale ne funksion te ketyre pacienteve, duke krijuar nje departament te vecante per ta. Perderisa ne spitalet COVID 1 dhe 2 nuk po i japin pacienteve mjekime specifike per kete semundje, nuk ka arsye perse keto mjekime nuk mund te jepkan neper spitale rajonale.”

“Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik !!”, është fjalia me të cilën mbyll shkrimin mjeku, duke adresuar kështu shqetësimin e tij tek organet kompetente të shtetit.

 

No comments:

Post a Comment