Thursday, August 6, 2020

OKB prezanton planin 97 mln $ për rimëkëmbjen e COVID-19 në Shqipëri

Gazetare: Klevisa GJIKA

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar planin e përgjigjes socio-ekonomikedhe rimëkëmbjen e pasojave të COVID-19 në vendin tonë.

Për këtë çështje është hatruar një plan i posaçëm me program të detajuar për 12-18 muajt që vijnë. Buxheti i vënë në dispozicion është 97,393,880 dollarë. Qëllimi i këtij plani është mbrotja e nevojave dhe të drejtave të njerëzve, sidomos pas ndikimit të koronavirusit dhe multidimensionalitetit të problemeve që SARS COV-2 S solli.

5 shtyllat që janë menduar të ndiqen në mbështetje të Qeverisë Shqiptare janë:

  1. Mbrojtja e sistemit dhe shërbimeve dshëndetësore – udhëhequr nga OBSH
  2. Mbrojtja sociale dhe shërbimet themelore – udhëhequr nga UNICEF
  3. Mbrojtja e vendeve të punës dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe aktorët më të prekshëm prodhues – e udhëhequr nga UNDP
  4. Përgjigja makroekonomike dhe bashkëpunimi shumëpalësh – udhëhequr nga Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të OKB
  5. Kohezioni social dhe rezistenca e komunitetit – udhëhequr nga UNDP

Burimi: United Nations Albania

 

No comments:

Post a Comment