Wednesday, August 5, 2020

Shërohet nga COVID-19 deputeti socialist, lajmin e zbulon i vëllai Hysko

Gazetare: Klevisa GJIKA

“Nuk ma merrte mendja që do gëzohesha kaq shumë kur të më etiketonin vëllain si ‘Negativ’ “. Ky është mesazhi që gëzoi pamasë Turjan Hyskon për vëllain e tij, Eljo Hysko, deputet socialist.

Ky i fundit duket se ia ka hedhur paq koronavirusit. Në bazë të shkrimit të të vëllait kuptohet qartë se Eljo nuk ka “vuajtur” shumë nga COVID-19 dhe për pak kohë ka arritur ta mposhtë atë.

Kujtojmë se i prekuri i parë në Kuvend ishte Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. Gjithashtu, përgjigje pozitive pas kyerjes së tamponit kanë marrë edhe deputeti i larguar nga LSI, Ralf Gjoni, si dhe Enver Roshi.

 

No comments:

Post a Comment