Wednesday, August 5, 2020

Vdesin në një ditë dy vëllezër në Kosovë nga koronavirusi!

Koronavirusi u ka marrë jetën dy vëllezërve në Kosovë në një ditë.

Raportohet se 2 vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, dhe vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës.

Në Kosovë pandemia e koronavirusit është duke shkaktuar një alarm të vërtetë dhe deri më tani janë infektuar 9274 persona, 269 kanë vdekur dhe 5190 janë shëruar./Dritare.net

No comments:

Post a Comment