Thursday, August 6, 2020

Bebe Rexha shfaqet e lodhur. Ja nga se vuan 30-vjeçarja

Gazetare: Klevisa GJIKA

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në një postim në rrjetin e saj social instagram ajo shprehet se mezi merr frymë. Shkak është infeksioni i sinusit që Bebe ka.

Përmes videove që ka shpërndarë ajo ka zgjedhur t’ua komunikojë vetë fansave dhe ndjekësve të saj çfarë shkon dhe jo me gjendjen e saj aktuale shëndetësore. Bashkëngjitur videos 30-vjeçarja ka shkruar: “E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksioni i sinusit”.

Po çfarë është infeksioni i sinusit?

Sinusiti është inflamacion (infeksion) i sinuseve (hapësirave, gropëzave që rrethojnë hundën.

Ky infeksion është një inflamacion i indeve dhe membranës dhe shoqërohet me simptoma të tilla si: ethe, dhimbje koke, temperaturë.

No comments:

Post a Comment