Thursday, August 6, 2020

Greqia ‘skanon’ shqiptarët/ 2000 teste në Kakavijë për COVID-19

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ditën e djeshme janë marrë plot 2000 mostra në pikën kufitare të Kakavijës në Greqi. Puna u krye nga Grupet Mobile të EODY.

Procedura e testimit filloi mirë, por referuar mediave greke u krijuan radhë të gjata dhe ishte e nevojshme prezenca e një grupi tjetër policor për të ruajtur qetësinë dhe rendin.

Dihet se kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në ditët në vijim, masë kjo për të parandaluar kalimin e qytetarëve të infektuar dhe përhapjen e mëtejshme të COVID-19. Ndërkohë, personat që do kalojnë në shtetin fqinj janë të detyruar të vetëkarantinohe për një periudhë 1-javore.

No comments:

Post a Comment