Wednesday, August 5, 2020

Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 139 raste të reja në vendin tonë me koronavirus. Të dhënat më të fundit e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se 6 individë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID-19.

Viktimat janë një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Lajmi i mirë është se kemi 69 të shëruar gjatë ditës që lamë pas.

COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)
Testime totale 43764
Raste pozitive 5889
Raste të shëruara 3123
Raste Aktive 2589
Humbje jete 182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1451
Durrës 302
Shkodër 230
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 86
Korçë 82
Kukës 80
Elbasan 55
Berat 43
Dibër 32
Gjirokastër 26

 

No comments:

Post a Comment