Wednesday, August 5, 2020

Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Skrapar

Gazetare: Klevisa GJIKA

Që nga shpërthimi i pandemisë Skrapari ishte në zonë jeshile, mirëpo nga të dhënat e djeshme të ministrisë, 1 nga 4 të prekurit me COVID-19 i përket zonës së Skraparit.

Bëhet fjalë për babain e sekretares së Kryetarit të bashkisë Skrapar. Ai është 67 vejç dhe në bazë të të dhënave të deritanishme nuk dihet nëse ka sëmundje shoqëruese apo jo. Gjithsesi, ky rast ka alarmuar bashkinë dhe e gjithë administrate është sy e veshë për përgjigjen e tamponit të sekretares, vajzës së personit të infektuar.

Rastet aktive në gjithë qarkun e Beratit janë 33.

No comments:

Post a Comment