Monday, August 3, 2020

Infektohen me COVID-19 një edukatore dhe një punonjëse, mbyllet çerdhja nr. 42 në Tiranë

Çerdhja numër 42 në Tiranë është mbyllur, pasi në të kanë rezultuar pozitive 2 persona, një edukatore dhe një punonjëse.

Pas konfirmimit të tyre, epidemiologët u kanë bërë tamponët të gjithë pjesës tjetër të stafit dhe po hetohen kontaktet e tyre.

Pas konfirmimit pozitiv të edukatores dhe punonjëses së çerdhes, janë njoftuar edhe prindërit e fëmijëve.

Çerdhja nr. 42 në Tiranë është mbyllur ditën e djeshme, ndërsa do të bëhet dhe dezinfektimi i saj. / Shqiptarja.com

No comments:

Post a Comment