Monday, August 10, 2020

Mjekja e QSUT: Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët. Bëni gjithçka që t’ja dalim!

Gazetare: Klevisa GJIKA

“Kam që dje në orën 7 e 30 që kam dalë nga shtëpia. Gjë që e bëj pothuajse çdo ditë në këto 5 muaj unë dhe kolegët tanë. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët”, kështu shprehet mjekja Nevila Gjermeli në një video të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme.

Kjo e fundit shfaqet nga QSUT dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes për t’u mbrojtur nga Covid-19. Gjermeli pranon se është një punë e lodhme që po bëhet, por mbetet e rëndësishme në luftën e pacientëve ndaj koronavirusit. Ajo kërkon që të bëhet kujdes dhe të mbahet maska sepse vetëm në këtë mënyrë u lehtësojmë punën edhe bluzave të bardha.

“Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja. Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t’ja dalim. Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme”, shprehet ajo.

No comments:

Post a Comment