Monday, August 10, 2020

Sa efektive do jetë vaksina anti-covid tek obezët? Ja çfarë thonë ekspertët

Gazetare: Klevisa GJIKA

Dihet se të qenit obez përbën një rrezik të shtuar për infektimin me koronavirus. Por çfarë do ndodhë me vaksinën që pritet të dalë? Sa efektive do jetë ajo tek obezët?

Disa ekspertë të shëndetit në Amerikë ngrenë alarmin se vaksina e COVID-19 që pritet të dalë mund të mos mbrojë personat obezë njësoj si pjesën tjetër të popullsisë. Studiuesit e shpjegojnë këtë fakt me reagimin jo efikas të qelizës T (qelizë e sistemit imunitar ndaj imunizimeve), tek personat obezë.

Nuk është çështje mos funksionimi, por është më shumë çështje e efikasitetit”, tha për Daily Mail Chad Petit, profesor ndihmës në departamentin e biokimisë dhe gjenetikës molekulare në Universitetin e Alabama në Birmingham.

Të dhënat e nxjerra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se 42.4 përqind e popullsisë së rritur në SH.B.A. është obese, madje edhe fëmijët zënë një përqindje të konsiderueshme. 18.5 përqind e fëmijëve amerikanë janë gjithashtu pjesë e kësaj kategorie, shifra këto në rritje sipas të dhënave të fundit.

Trishtues është fakti pohimi i studiuesve se në vitet në vazhdim numri i personave obezë do të rritet, njësoj sikurse ka ndodhur me gjeneratat nga dekada në dekadë. / Daily Mail

No comments:

Post a Comment