Monday, August 3, 2020

Nuk respektuan rregullat anti-covid, 3 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti në fundjavën që lamë pas

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se vijon kontrolli për zbatimin e masave të vendosura për minimizimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19.

MSH deklaron se vetëm gjatë fundjavës që lamë pas janë realizuar 1300 inspektime në total, nga ku janë vendosur 3 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale thotë se Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës vazhdon punën për vëzhgimin e respektimit të masave. Për shmangien e gjobave dhe masave administrative, Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale kërkon të bëhet kujdes, të respektohet distancimi fizik dhe të ruhet higjiena peronale.

Sipas të dhenave të MSH, që nga fillimi i pandemisë dhe deri tani janë kryer 133 549 inspektime dhe janë vendosur 522 masa administrative në total.

No comments:

Post a Comment